Untitled Document

Share
 

 Të lutem më jep një Kur’an!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Andi K.

Andi K.

Postimet : 295

Pikët : 931

Reputacioni : 7

Data e regjistrimit : 06/02/2013

Mosha : 30

Vendbanimi : Tetovë - Maqedoni


Të lutem më jep një Kur’an! Empty
MesazhTitulli: Të lutem më jep një Kur’an!   Të lutem më jep një Kur’an! I_icon_minitimeTue Sep 24, 2013 9:20 pm

Derisa qëndroja e rrethuar me njerëz të shumtë nga e gjithë bota, vërejta një vajzë që afroheshe tek dy gra të moshuara të cilat rrinin ulur pranë Mesxhidul Haramit. Pasi që u dha selam i pyeti se vallë ndonjëra prej tyre do të pranonte një qese me ndihma humanitare. Njëra grua e pranoi me gjithë dëshirë. Duke nxjerrë një nga një sendet e qeses në një moment thirri e mahnitur “furçë për dhëmbë”, e kuptova se këto gra të moshuara janë shumë të varfra dhe nuk kishin asgjë tjetër jashtë teshave që i kishin veshur.

Derisa i vëzhgoja në atë mënyrë, vërejta se gruaja e moshuar nga qesja nxori një kuti të vogël. Fytyra e saj e gjitha filloi të shkëlqej nga gëzimi derisa me shumë respekt e mbante, ndërsa duke iu dridhur duart dëshironte ta hap kutinë duke thirrur: “Kur’ani!” vajza për një moment bërtiti: jo, jo nuk është… duke dashur ta përmirësoj gruan e moshuar…” mirëpo ajo as që e dëgjoi vajzën nga kureshtja e madhe që e kishte kapluar për ta hapur kutinë, duke treguar një dëshirë të madhe që në duart e saja ka një Kur’an.

Në fund, e hapi kutinë kurse fytyra e saj mori një pamje të zymtë dhe të pikëlluar. Vajza e mërzitur ia përsëriti atë që u mundua edhe më parë t’ia thotë, atë që edhe ajo vetë tanimë e zbuloi. Vajza e turpëruar i tha: “ Kjo nuk është Kur’an… kjo është vetëm pajisje për qepje.”

Gruaja e moshuar ngriti kokën dhe shikoi vajzën. Sytë përsëri iu mbushën me shkëlqim dhe me një buzëqeshje të ëmbël iu lut vajzës: “Të lutem, më jep një Kur’an! Të lutem më jep një Kur’an!”
____________________________________

Duke parë këtë shfaqje mbeta pa fjalë. Fytyra e asaj gruaje të moshuar, trupi dhe teshat e saja tregonin pleqërinë dhe varfrin e madhe. Dhe derisa shumica prej nesh as nuk do t’ia hidhte shikimin një plake të tillë, sa prej nesh ka një dashuri dhe lidhje të tillë me Kuranin Famëlartë?

Shumë prej nesh mendojnë se kolos të mëdhenj janë ata që emrat u përmenden shumë; apo shumë prej nesh vlerësojnë dikë në bazë të komenteve dhe likeve në Facebook dhe Twiter. Mirëpo realisht ne nuk e dimë se cili prej nesh është nga banorët e xhenetit dhe sa prej nesh janë të afërt me Allahun. Ndoshta shumë të afërt me Të janë njerëz të panjohur për ne. Mu për këtë të mos vlerësojmë njerëzit vetëm në bazë të pamjes së jashtme apo gjendjes materiale të tyre.
_______________________________________

Disa prej nesh në perëndim janë të sprovuar me jetë luksoze. Vallë, a do të jemi prej atyre që përkujtojnë Allahun, do ta duam Librin e Tij dhe do t’i përmbahemi Rrugës së Drejtë, edhe krahas të gjitha sfidave që na rrethojnë? A do të mundohemi të bëhemi prej atyre që zemrat u zbuten ndërsa sytë u shkëlqejnë vetëm nga mendimi se në duar mbajmë Kur’anin dhe lexojmë fjalët e Tij?

Shumicës prej neve që jetojmë në vendet e pasura gjetja e Kuranit është shumë e lehtë. Mjafton që të vizitojmë një portal në internet, të hapim një aplikacion në celular apo ta marrim Kura’nin nga rafti. Mirëpo sa prej nesh e mësojnë dhe lexojnë rregullisht? Sa prej nesh e vlerësojnë këtë mirësi që Allahu na e ka dhënë? Sa prej nesh kanë zgjedhur të zbukurojnë jetën e tyre me Kur’anin, sikur kjo grua e moshuar dhe e varfër e cila nuk ka edhe një kopje të Kuranit?

Shkruan: Maryam Amirebrahimi

Shqipëroi: Arsim Dauti

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://islamishendrit.albanianforum.net
 

Të lutem më jep një Kur’an!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Multimedia :: Tregime Islame-