Untitled Document

Share
 

 Princi dhe Hamalli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Andi K.

Andi K.

Postimet : 295

Pikët : 931

Reputacioni : 7

Data e regjistrimit : 06/02/2013

Mosha : 30

Vendbanimi : Tetovë - Maqedoni


Princi dhe Hamalli Empty
MesazhTitulli: Princi dhe Hamalli   Princi dhe Hamalli I_icon_minitimeThu Sep 26, 2013 9:02 am

Princi Ali, i biri i udhëheqësit Memun të udhëheqësve Abasidë, një ditë prej ditësh doli nga kështjella e Kalifatit për të parë gjendjen e njerëzve dhe për të vëzhguar punët e tyre.

Hyri në tregun e Bagdadit dhe derisa po vëzhgonte sytë i hasen në një hamall i cili barte me pagesë për njerëzit por që nga pamja dukej njeri i devotshëm. Merrej me bartjen e gjërave nga një vend në tjetrin, nga një dyqan në tjetrin. Që nga pamja e tij i la përshtypje Princit andaj edhe fillojë që ta përcjelle dhe të vëzhgonte me vëmendje lëvizjet e tij.

Kur erdhi koha e mesditës, Hamalli e la tregun dhe u largu drejt brigjeve të lumit Tigër. Mori abdes dhe fali dy reqate, pastaj ngriti duart drejt qiellit dhe fillojë të lutej. Me të përfunduar, u kthye në treg dhe fillojë përsëri punën deri pak para drekës.

Ndërsa kur u afruar dreka, shkoi dhe bleu një copë buke e mori me vete dhe u kthye përsëri tek lumi. Fillojë ta njomte bukën në ujë të lumit dhe të hante, me të përfunduar mori abdes dhe fali namazin e drekës. Pastaj u shtri, fjeti për afro një orë dhe u kthye përsëri në treg për të vazhduar punën e tij. Ditën e dytë, Princi doli përsëri për ta përcjellë Hamallin, i cili kishte të njëjtin program dhe të njëjtat lëvizje, kështu edhe ditën e trete dhe te katërt ishte e njëjta gjendje.

Princi e dërgoi një prej ushtarëve të tij që ta ftonte Hamallin në pallatin e vetë. Pas ftesës së bërë, Hamalli erdhi në pallat. Hyri tek Princi dhe pasi që e përshëndeti, Princi menjëherë e pyeti nëse e njihte apo jo ?. Ishte kjo sa për të filluar bisedën…

Hamalli: Si mund te të njoh kur kurrë s’të kam parë !

Princi: Unë jam i biri i Kalifës.

Hamalli: Ashtu po thuhet !

Princi: Çka punon ti ?

Hamalli: Punojë me robërit e Zotit, mbi tokën e Zotit

Princi: Të kam vëzhguar për disa ditë me radhe dhe e kam parë vështirësinë në të cilën jeton andaj edhe kam vendosur që të ta lehtësojë sado pak këtë vështirësi.

Hamalli: Në çfarë mënyre ?

Princi: Jeto në pallat me mua, ti dhe familja jote. Kështu do të jesh i ushqyer, i rehatuar dhe i lumtur.

Hamalli: O i biri i Kalifes, nuk ka vështirësi për kënd nuk bënë mëkate, e as sprova për kënd nuk bënë keq, e as mërzi për kënd nuk dëmton. Ndërsa ai që ngryset në mëkate dhe gdhihet në zemërimin e Allahut, me të vërtet ai është në vështirësi, në sprova dhe në mërzi të vërtet !

Princi e pyeti rreth gjendjes së familjes së tij. Ndërsa Hamalli e njoftojë se ai kishte një nënë të shtyrë në moshë dhe një motër të verbër. Që të dyja agjërojnë gjatë ditës ndërsa gjatë kthimit të tij nga tregu, ai merrte me vete iftarin. Bëjmë iftar të tre së bashku dhe mandej flemë gjumë.

Princi e pyeti se kur zgjohej nga gjumi. Ndërsa Hamalli iu përgjigje se ngrihej kur I Gjalli dhe I Plotfuqishmi zbret në qiellin e kësaj bote, duke aluduar se ai ngrihej për namaz nate.

Princ: A ke borxhe ?

Hamalli: Mëkate, të bëra në të kaluarën, mes meje dhe Zotit !

Princi: A nuk të pëlqen jetesa me neve ?

Hamalli: Jo, për Zotin. Nuk e pëlqej aspak !

Princi: E pse ?

Hamalli: Frikësohem se mos më ngurtësohet zemra dhe më humb feja.

Princi: Do të thotë se e preferoni më shumë të qenurit hamall në treg nga të qenurit me mua në kështjellë?

Hamalli: Po, për Zotin.

Princi fillojë ta shikonte i trishtuar dhe i tronditur ndërsa Hamalli fillojë të i flasë rreth besimit dhe pastrimit të shpirtit. Pastaj e la dhe u largua.

Një natë prej netëve, deshi Zoti që Princi të ngrihej nga gjumi, të këndellej nga ai makth në të cilin jetonte. E kishte kuptuar se ai ishte duke jetuar në një agoni të thellë, andaj edhe njoftojë shërbëtoret e tij se ai do të largohej shumë larg. Kërkojë prej tyre që në mëngjes ta njoftonin edhe babin e tij dhe të i thonin se takimi i tyre do të ishte ditën e prezantimit të madh, pra ditën e gjykimit !

Shërbëtoret ishin të habitur nga kjo dhe e pyeten për arsyen e vendimit të tij, ndërsa Princi iu përgjigj: E kam vërejtur se isha duke jetuar në një agoni të thellë, në një humbje të vërtet, andaj dua që shpirtërisht të shpërngulem për tek Zoti im.

Doli në mes të natës. Hoqi rrobat e prijësit dhe veshi rrobat e skamnorit. U fsheh nga sytë e njerëzve. Askush nuk dinte asgjë për të. Shkoi në një qytet të largët ku fillojë të punonte me qeramikë, fitonte vetëm sa i mjaftonte për atë dite. Filloje që çdo mëngjes e mbrëmje të lexonte dhe të mësonte përmendësh Kuranin. I ishte larguar mendjemadhësia dhe ngurtësia e zemrës, ishte qetësuar shpirtërisht dhe ishte rehatuar psiqikisht. Agjëronte të hënave dhe të enjteve, falte namaz nate dhe vazhdimisht ishte në përkujtim të Allahut xh.sh.

Kur iu afrua vdekja, e mori unazën që e kishte ruajtur si shenje të babait të tij dhe ia dha zotërisë për të cilin punonte. E njoftojë se kush ishte dhe i kërkojë që, pasi ta pastronte, ta mbështjelltë dhe ta varroste, të ia dërgonte unazën babait të tij, Kalifes Memun.

Tregtari ashtu veprojë, pas vdekjes së tij dhe përfundimit të varrimit të tij, e mori unazën dhe ia dërgojë Kalifes me që rast edhe e informoi për gjendjen e tij. Me të parë unazën dhe me të dëgjuar lajmin, Kalifja fillojë të qajë, fillojë të qajë me zë saqë të gjithë shërbëtoret e dëgjuan dhe me këtë e kuptuan të gjithë lajmin. Filluan të gjithë të qanin, jo për humbjen e Princit por për humbjen e shansit që të ishin në vendin e tij pasi që ai me të vërtet e kishte zgjedhur rrugën e duhur.

Nuk është e domosdoshme që pasuria të sjellë lumturi pasi që lumturia e vërtetë është në lidhjen tënde me Allahun xh,sh dhe jo në të poseduarit e disa qindarkave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://islamishendrit.albanianforum.net
 

Princi dhe Hamalli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Multimedia :: Tregime Islame-