Untitled Document

Share
 

 Suretu EL BEKARE (pesë ajetet e para)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Andi K.

Andi K.

Postimet : 295

Pikët : 931

Reputacioni : 7

Data e regjistrimit : 06/02/2013

Mosha : 30

Vendbanimi : Tetovë - Maqedoni


Suretu EL BEKARE (pesë ajetet e para) Empty
MesazhTitulli: Suretu EL BEKARE (pesë ajetet e para)   Suretu EL BEKARE (pesë ajetet e para) I_icon_minitimeFri Sep 27, 2013 9:24 pm

Vizitor Faleminderit që vizituat këtë post! Allahu ju shperbleft!
Suretu EL BEKARE fillimi!

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

  1. Elif, Lamë, Mimë.
  2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej Allahut) është udhëzues per ata që janë të devotshëm.
  3. Të cilët e besojne të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që ne nuk e kemi dhënë, ata japin (zeqatë, sadaka etj.)
  4. Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (ahiretin).
  5. Të tillët jane të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.*



*Sikurse disa kaptine të tjera, ashtu edhe kjo kaptinë fillon me kesilloj germash që perkujtojnë mrekullinë e persosur të Kur'anit. Në të vërtetë, paaftësia e gjuhëtarëve arabë për të thurrur ndonjë kaptinë të ngjashme si Kur'ani, pasiqë edhe gjuha e tyre përbëhej ërej të njejtave shkronja, argumentoi për përsosmërinë e mrekullise së pashoqe të Kur'anit famëlartë dhe për paaftësinë e njerëzve për t'iu kundërvënë.
  Shkronjat e tilla në fillim të kaptinave, tërheqin vëmendjen e lexuesit ose të dëgjuesit për përmbajtjen se c'u kumtohet nga fjalët e Zotit xh.sh. Të këtij mendimi janë dijetarët më eminentë si Ibni Kthiri, Zemahsheriu, Ibni Tejmije etj.
  S'ka dyshim se në shpalljen e këtyre shkronjave, fshehet urtësia e madhe e Zotit, e megjithatë disa dijetarë shfaqën mendimin se shkronjat e ketilla jane simbole te emrave si: elifi simbolizon emrin Allah, lami, atë Xhibrili dhe mimi, atë Muhammed.
  Me librin e permendur per te ciliin nuk ka dyshim se eshte fjale e Zotit, ka per qellim Kur'anin, i cili ka edhe emra të tjerë si: Kitab, Furkan, Tenzilë, Edh Dhikru etj.
  Kur'ani është shpallur si udhëzim për të gjithë njerzit. Mirëpo , ata që nuk deshën të udhëzohen sipas tij, ata mbeten jashte tij, andaj thuhet se Kur'ani eshte udhezues per te devtshmit, per te ruajturit dhe besimtarët.
 Gajb është cdo gjë që nuk mund të arrihet me anën e shqisave, sic jane: ringjallja xhenneti, xhehenemi, suali, hisabi e të tjera, pra jane te fshehta e te padukshme, por jane obligim që t'i besojmë të gjitha ato qv i thotë Kur'ani ose Pejgamberi.
 Fjala "salate" në kuptim të pergjithshëm do të thotë: lutje, por këtu edhe në shumë ajete të tjera të Kur'anit ka per qellim nje trajte te nje lutjeje te posacme qe nder ne i thuhet "namaz" (lutje, falje e obligueshme - farz).Kur'ani ajeti nën numrin 281, i cili përshkruan tmerrin e ditës, kur secili njeri do te shperblehet per punen qe ka bere gjate kesaj jete, mire ose keq.
 Në fund myslimanët udhëzohen të pendohen për gabime, ti kthehen mëshirës së Zotit, të kerkojnë falje mëkatesh, të kerkojne ndihmen e Zotit për kundër armiqve të Zotit të fesë dhe të vet myslimanëve.
 Quhet: "Suretu El Bekare" - kaptine rreth lopës, ngase nëpërmjet këtij rrefimi, mrekullia që shfaqen ne kohen e Mussait behet e perjetshme. Në atë kohë, nje nga beni israilët mbytet, e për dorasin nuk dihet.Cështjen ia paraqesin Musait me shprese se ai do ta zbuloje ktailin. Allahu e njofton Musain se ataj duhetj te prenin nje lope dhe me nje pjese te saj ta prekin te vdekurin, i cili me vullnetin e Zotit do të ngjallet dhe do te tregoje per dorasin. I vdekuri do te preket me nje pjese te te vdekures, e ai do t ngjallet! Ai rast ne ringjalljen e njerzve pas vdekjes shërben si argument per fuqinë e Allahut, ngjarjen do ta përjetojmë gjerësisht në vendin e vet te kesaj surreje Inshaell-llahu!
 Muslimi e shënon një hadith të Pejgamberit: "Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza, shejtani ik prej asaj shtëpie në të cilën lexohet kaptina Bekare"!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://islamishendrit.albanianforum.net
 

Suretu EL BEKARE (pesë ajetet e para)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Suretu EL FATIHA
» Suretu EDH-DUHA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Multimedia :: Sure nga Kur'ani i madherishem-