Untitled Document

Share
 

 Namazi im, namazi im

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Andi K.

Andi K.

Postimet : 295

Pikët : 931

Reputacioni : 7

Data e regjistrimit : 06/02/2013

Mosha : 30

Vendbanimi : Tetovë - Maqedoni


Namazi im, namazi im Empty
MesazhTitulli: Namazi im, namazi im   Namazi im, namazi im I_icon_minitimeFri Sep 27, 2013 8:13 pm

Vizitor Faleminderit që vizituat këtë post! Allahu ju shperbleft!

Namazi im namazi im !!!

Djaloshit është duke iu kujtuar këshilla e gjyshes që ta falë namazin në kohë.

Ajo i tha, “Biri im, nuk do të duhej ta lije namazin për më vonë.” Gjyshja e djaloshit ishte 70 vjeçare, dhe, me ta dëgjuar ezanin ajo ngrihej si një shigjetë në mënyrë që ta kryejë namazin. Djaloshi, sidoqoftë, nuk arriti që ta mposhtë unin e tij për t’u falur në kohë. Çfarëdo që bënte, namazi ishte gjëja e fundit që e bënte; por edhe kur e falte, e falte me shpejtësi! Duke e parë këtë, ai u ngrit dhe e pa që kishin mbetur edhe 15 minuta para namazit të jacisë. Shpejt mori abdes dhe e fali namazin e akshamit. Derisa po bënte dhikrin atij prapë iu kujtua gjyshja e tij dhe ishte i irrituar se si u falë aq shpejtë. Në anën tjetër, gjyshja e tij falej aq qetësisht. Ai filloi të bëjë dua dhe pastaj shkoi në Razz për një kohë.

Në Razz…

Ai kishte qenë në shkollë; ishte i lodhur, goxha i lodhur! Ai u zgjua befas për shkak të zërit dhe britmës. Ishte djersitur i tëri! Shikonte përreth! Plot njerëz! Të gjitha drejtimet që shihte ishin mbushur me njerëz. Disa qëndronin të ngrirë duke shikuar përreth. Disa vraponin majtas/djathtas! Disa ishin rënë në gjunjë të hutuar me duart e tyre mbi kokë. Po prisnin! Frika e kishte kapluar atë, sikurse e kishte kuptuar se ku ishte. Ç’po ndodhte?!

Zemra e tij ishte thuajse e djegur. Ishte Dita e Gjykimit. Kur ishte gjallë kishte dëgjuar shumë gjëra rreth Ditës së Gjykimit, por ajo dukej të ishte shumë kohë më parë. A mund të ishte kjo diçka që kishte montuar mendjen e tij? Jo, pritja dhe frika ishin aq të mëdha saqë ai nuk do ta imagjinonte. Pyetja ishte ende pritëse. Ai filloi të lëviz si i tërbuar nëpër njerëz në mënyrë që ta gjejë nëse emri i tij ishte thirrur apo jo!... Askush nuk mundi t’i japë përgjigje.

Papritmas, emri tij u thirr, dhe njerëzit u ndan në dysh për t’ia lëshuar rrugën atij. Dy melaike e kapën për krahu! Ecën së bashku rrugës, edhe pse s’i njihte sytë e të tjerëve. Melaiket e sollën atë dhe e lanë në qendër. Kokën e kishte të ulur; dhe e tërë jeta e tij po kalonte përballë syve të tij si një film. Kur hapi sytë pa krejtësisht një botë tjetër. Njerëzit ishin duke i ndihmuar njëri-tjetrit. Ai pa që babai i tij po vraponte nga një ligjëratë në tjetrën. Shpërndante pasurinë e tij për kauzën islame. Në anën tjetër, nëna e tij i ftonte mysafirët në shtëpinë e tyre; njëra tryezë e përgatitur, tjetra duke u pastruar!... Ai u lut për veten e tij, “Edhe unë isha gjithmonë në këtë rrugë; ndihmoja të tjerët, përhapa fjalën e Allahut, fala namazin, agjërova muajin e Ramazanit. Çfarëdo që Allahu na ka urdhëruar të bëjmë, unë e bëra; dhe çfarëdo që na ndaloi unë nuk e bëra.

Ai filloi të bërtas e të qaj se sa shumë e kishte dashur Allahun. Ai e dinte se çfarëdo që kishte bërë në jetë do të ishte pak, në krahasim me atë që Allahu e meriton. Ai ishte shumë i djersitur, po dridhej i tëri. Sytë e tij ishin të fiksuar në peshore! Priste vendimin përfundimtar! O Zot, ç’do të bëhet?! Më në fund, vendimi u mor! Dy melaiket me fletë në dorë u kthyen kah turma. Këmbët e tij u ndjen sikur po shembeshin!!!

Ai i mbylli sytë e tij! Melaiket filluan të lexojnë emrat e atyre që do të hyjnë në zjarr. Dhe ja, ndodhi! Emri i tij u thirr i pari. Ai ra në gjunjë dhe bërtiti që kjo nuk mund të ishte e vërtetë; ‘Si mund të shkoj unë në zjarr? Iu shërbeva të tjerëve gjatë gjithë jetës sime, përhapa fjalën tek të tjerët.” Sytë e tij u errësuan dhe po dridhej nga djersitja. Melaiket e kapën për krahu duke e tërhequr për këmbësh mu në mesin e turmës drejt e në zjarrin flakërues të Xhehenemit. Ai po bërtiste dhe pyeste nëse ishte ndokush që do ta ndihmonte atë. Ai po bërtiste se si i ka bërë të gjitha punët mirë, si i ka ndihmuar babait…! Vallë, ku mbet agjërimi, namazi, leximi i Kur’anit. Ku mbetën?! Sikur këto nuk po më dalin në ndihmë fare?! Melaiket vazhduan ta tërheqin atë. O Zot, po afrohet zjarri! Ai shikoi prapa dhe këto ishin lutjet e tij të fundit.

A nuk ka thënë Resulullahu a.s., “Sa i pastër do të ishte njeriu që pastrohet në një lumë pesë herë në ditë. Ngjashëm, namazi pesë herë në ditë e pastron dikë nga mëkatet?”

Ai përsëri bërtiti, “Namazi im?! Namazi im?! Namazi im?!”

Melaiket nuk u ndalën, ata pothuajse arritën në buzë të humnerës së Xhehenemit. Flakërimi i zjarrit po digjte fytyrën e tij. Ai shikoi prapa për herë të fundit, por sytë e tij ishin tharë nga shpresa për ç’arsye nuk kishte lënë asgjë prapa. Njëri nga melaiket e shtyri atë më poshtë. Ai e gjeti veten e tij në ajër duke rënë drejt e në flakërim.

Ai kishte rënë pesë ose gjashtë këmbë thellësi kur një dorë e kapi atë për krahu dhe e tërhoqi prapa. Ai ngriti kokën e tij dhe pa plakun mjekërbardhë.

Ai fshiu pluhurin që kishte dhe e pyeti atë, “Kush je ti?” Plaku u përgjigj, “Unë jam namazi yt.”

“Po përse u vonove?! Ku ishe?! Për një qime floku isha pothuajse në Zjarr! Ti më shpëtove mua në momentin e fundit para se të bie në zjarr!!”

Plaku buzëqeshi dhe përkëdheli kokën e tij, “Ti gjithmonë më falje mua në minutat e fundit, a nuk të kujtohet? Në atë çast, u kthjellë dhe ngriti kokën e tij nga sexhdeja. Ai ishte i djersitur. Ai dëgjoi një zë që vinte nga jashtë. Ishte ezani i namazit të jacisë. Shpejt u zgjua që të marrë abdes…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://islamishendrit.albanianforum.net
 

Namazi im, namazi im

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Dokumentar - NAMAZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Multimedia :: Tregime Islame-