Untitled Document

Share
 

 Tregimi për dijetarin dhe njeriun i cili përgojonte të tjerët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Andi K.

Andi K.

Postimet : 295

Pikët : 931

Reputacioni : 7

Data e regjistrimit : 06/02/2013

Mosha : 31

Vendbanimi : Tetovë - Maqedoni


Tregimi për dijetarin dhe njeriun i cili përgojonte të tjerët Empty
MesazhTitulli: Tregimi për dijetarin dhe njeriun i cili përgojonte të tjerët   Tregimi për dijetarin dhe njeriun i cili përgojonte të tjerët I_icon_minitimeTue Sep 24, 2013 9:14 pm

Në kohën e dinastisë Abasite, në Bagdat kishte jetuar një dijetar i cili e çmonte shumë diturinë.

Një ditë, atë e takon një njeri dhe i thotë: "A e di çfarë kam dëgjuar pak më parë për një mik timin?"

"Prit një minutë", i thotë dijetari. "Para se t’më thuash, do të lutesha që t’i përgjigjesh tri pyetjeve të mia. Dua të sigurohem se a do të kem dobi nga fjalët tuaja, apo jo.

Pyetja e parë ka të bëjë me vërtetësinë e lajmit. A je absolutisht i sigurt se kjo që dëshiron t’më thuah është e vërtetë?

"Nuk jam aq i sigurt", tha njeriu. "Unë vetëm kam dëgjuar diçka dhe ..."

"Mjaft më the", i tha dijetari. "Pra, ti nuk e di nëse lajmi është i vërtetë apo jo.”

Tani kalojmë në pyetjen e dytë, e cila ka të bëjë me atë nëse ke për të thënë diçka të mirë apo të keqe. A dëshiron t’më thuash fjalë të mira apo të këqija për mikun tënd? "

"Çfarë të mira, përkundrazi ..." iu përgjigj njeriu.

"Pra, ti dëshiron t’më thuash diçka të keqe për të, dhe nuk je i sigurt se a është e vërtetë. E ke edhe një pyetje tjetër, e cila ka lidhje për dobinë e mundshme.

A do të kem dobi unë nga ajo që do t’më thuash për mikun tënd? "

"Jo ..."

"Pra, pse dëshiron t’më thuash diçka që nuk është as e vërtetë, as e mirë e as e dobishme?", tha në fund dijetari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://islamishendrit.albanianforum.net
 

Tregimi për dijetarin dhe njeriun i cili përgojonte të tjerët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Tregimi per robin Xhurejxh - Video

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Multimedia :: Tregime Islame-