MUHAMEDI A.S.
HISTORIA E PROFETEVE
FILM DOKUMENTAR
»
PYETJE PERGJIGJE NE RAMAZAN
AGJERIMI DHE TRUPI I NJERIUT
TREGIME ISLAME
»
FIKH
AKIDE
KUR’AN
LIGJERATA ISLAME
»
JETA E VARRIT
DITA E GJYKIMIT
XHEHENEMI
XHENETI
KURANI DHE SHKENCA
Shoqata Kulturore
Islamishendrit
Advanced
Ballina
Forumi
Filma me titra
Shkarko
Multimedia
Hadithet e Buhariut
Thesari Ramazanit
Chat
Untitled Document
::
Islamishendrit
::
Të jetuarit MUSLIMAN
Share
Sistemi familjar në Islam
Andi K.
Postimet
:
295
Pikët
:
931
Reputacioni
:
7
Data e regjistrimit
:
06/02/2013
Mosha
:
31
Vendbanimi
:
Tetovë - Maqedoni
Titulli: Sistemi familjar në Islam
Thu Sep 26, 2013 9:39 pm
Vizitor
Faleminderit që vizituat këtë post! Allahu ju shperbleft!
Hyrje
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet e përzemërta qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.
Nuk ka dyshim se ligjërimi rreth familjes dhe gjërave përkitazi me të është shumë me rëndësi, si jo, kur ne, në Kur’an dhe Sunnet, jemi të urdhëruar ta ruajmë dhe të kujdesemi për të.
Islami e ka konsideruar familjen si celulë të shoqërisë dhe mu për këtë, Allahu solli ajete në librin e Tij, Kur’an, të cilat kërcënojnë atë, që nuk e kryen me nder obligimin në drejtim të ruajtjes së familjes së tij. Thotë Allahu:
O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët
Ndërsa Pejgamberi, alejhi selam ka thënë:
Ju të gjithë jeni kujdestar
Rëndësia e Islamit kushtuar familjes është shumë e madhe, saqë nuk ka lënë çështje që ka të bëjë me të, e të mos ketë sjellur një zgjidhje adekuate. Ndoshta interesimi i Islamit për familjen, edhe para formimit të saj, qëndron pikërisht këtu, ngase pas formimit të saj, vështirë se largohen parregullsitë e shkaktuara nga ngecjet në porositë fetare islame.
Nisur nga ky parim, Islami ka urdhëruar mashkullin që të hulumtojë për një grua fetare të moralshme, e nuk e ka nxitur që të hulumtoje për një bukuroshe, ngase këto janë cilësi kalimtare, që ka gjasa ta dëshpërojnë ithtarin e tyre menjëherë pas martesës([1]).
Nuk ka çudi prej tërë këtij kujdesi të Islamit për familjen, ngase roli i familjes nuk ndalet vetëm brenda mureve të shtëpisë së familjes, porse kalon edhe tek shoqëria, e nëse themi edhe tek ardhmëria e popullit nuk do të gabonim aspak.
Familja, sipas urtësisë së Allahut të Madhëruar, shoqërinë e pasuron me pjesëtarë të rinj, të cilët nëse në periudhën e parë të tyre edukative në familje, nuk edukohen siç duhet, atëherë mjerë për atë shoqëri!
Shfrytëzoj rastin këtu që t’iu drejtohem baballarëve dhe nënave që t’ia kanë frikën Allahut në fëmijët e tyre dhe t’i edukojnë mirë, ngase ata më pas do tëe pyeten për ta. Madje, siç na ka mësuar Islami, ky fryt i ëmbël ndodhë që të bëhet i hidhur nëse nuk edukohen siç duhet. Thotë Allahu:
O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj
Nëse Allahu na ka ndaluar nga shkaktimi i trazirave dhe turbullirave në tokë, në përgjithësi, atëherë ndalesa e shkaktimit të tyre në familje është edhe më proritare.
Ky punim modest përmban këto pika:
Kapitulli i I-rë
§ Fejesa në kuptimin etimologjik, terminologjik, qëllimet dhe ligjësimi i saj
§ Fejesa para Islamit, dhe
§ Gjëra, që kanë të bëjnë përkitazi me të.
Kapitulli i II-të
§ Martesa para Islamit
§ Martesa në Islam
§ Motivet për martesën e gruas në Islam
§ Bazat e organizimit të lidhjes bashkëshortore
§ Të drejtat e burrit ndaj gruas
§ Të drejtat e gruas ndaj burrit
§ Të drejtat e përbashkëta
§ Poligamia
§ Shkurorëzimi, dhe
§ Të drejtat e fëmijëve ndaj prindërve.
Në të vërtetë, ligjërata për familjen nuk përmbyllet me një punim sikurse sy, ngase një temë e tillë ka nevoje për një libër te madh, por meqë ambienti shkencor dhe koha kur e kam punuar këtë punim, nuk më lejonin për më shumë (ngase rregullat universitare nuk lejojnë që punimi seminarik të jetë mbi 10 fletë të formatit A4, duke përjashtuar parathënien, pasthënien dhe shënimin e literaturës)([2]), unë mjaftova me kaq, me shpresë se Allahu do të na begatojë me besim të sinqertë, vepra të mira dhe pasardhës të hajrit.
O Allahu ynë! Na largo neve dhe familjet tona nga adhurimi i idhujve!!!
O Allahu znë! Na bë që të jemi pishtarë ndricues, na vdis si muslimanë dhe na bashko me robërit Tu të sinqertë!
Sedat G. Islami
22 korrik 2006, e shtunë
Vushtrri, Kosovë
Kapitulli i I-rë: Fejesa
Fejesa, në kuptimin etimologjik dhe terminologjik
Fejesa (el hitbeh) d.t.th.: ofertë për martesë. Thuhet: hatabe fulaneten (e ka fejuar filanen) d.t.th.: ka kërkuar prej saj që të martohen. Kjo fjalë rrjedh nga fjala el hitab (الخِطاب shkresë, fjalim) ose el hatb (الخَطب çështje). Hitabi është te folur, ndërsa tehataba (و تخاطبا) d.t.th.: kane folur (dy palët ndërmjet vete) dhe kanë biseduar. Ve hatabehu fi emrin (و خاطبه في أمر): I ka folur për te[3]. Nëse ky të folur ka t[ bëjë me ndonjë grua, atëherë domethënia e cila të shkon së pari ndërmend është fejesa, d.t.th.: të folurit për martese. ([4])
Fejesa fetarisht nuk është larg domethënies etimologjike, për të mos thënë se është identike. Ajo, në legjislacionin islam, nuk do të thotë premtim për martesë, ngase ajo është vetëm kërkesë për martesë, dhe se kjo plotësohet me këtë kërkesë (formale) përderisa akti martesor apo kurora nuk kryhet pa ofertë dhe pranim.
Fejesa nuk përcakton premtimin për martesë, ngase ajo, në esencë, është vetëm rast për përzgjedhje të bashkëshortit/bashkëshortes në të ardhmen, me dëshirën e madhe për ta njohur njeri tjetrin dhe për t’u bindur sesa plotësojnë njëri për tjetrin kërkesat e tyre, për të vendosur më pas familja e vajzës se pranojnë martesën e vajzës së tyre me atë person apo jo([5]).
Do theksuar se fejesa në kohën tonë ka marrë tretman të premtimit për martesë, që zakonisht shoqërohet edhe me unazë. Sido që të jetë, fejesa e tillë nuk përcakton domosdo martesën, edhe pse nuk është mirë thyerja e saj, por, assesi, dhe në asnjë mënyrë, nuk lejon që ata persona të konsiderohen si çift bashkëshortor dhe në emër të kësaj të qëndrojnë vetëm dhe pa prezencë të të afërmve të gruas.
Vlen të përmendim se disa dijetarë kanë lejuar që fejesa të jetë premtim për martesë, si Dr. Ammare Nexhibi, i cili thotë se "Fejesa është premtim reciprok në mes dy palëve për martese në të ardhmen"([6]). Një mendim të tillë e ka ndarë edhe Abdurrahman Sabuni, i cili thotë: "Fejesa në legjislacionin islam do të thotë premtim për martesë", por më pas, ai tregohet shumë i ashpër dhe thotë: "por fejesa nuk është martese, edhe nëse është bërë me pëlqimin e të dy palëve (familjes së mashkullit dhe femrës), sepse martesa bazike përmban pëlqimin dhe zgjedhjen e lire"([7]).
Synimet e fejesës
§ Lehtësimi i rrugëve për tu njohur të fejuarit në mes vete dhe me familjet e njëri tjetrit.
§ Mbjellja e dashurisë së ndërsjellë ngase fejesa ndihmon dy të fejuarit për ambientim gradual me jetën e përbashkët.
§ Qetësimi shpirtëror për njeri tjetrin.
Ligjësimi i fejesës
Kur’ani, sunneti dhe ixhmai (konsensusi i dijetarëve islam) kanë argumentuar ligjshmërinë e fejesës. Thotë Allahu ne Kur’an:
"Paraqitja juaj për martesë ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë, ose mbajtja fshehtë në veten tuaj, nuk është mëkat për ju. All-llahu e di se ju do t'ua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por kurrsesi mos u premtoni atyre fshehtazi (diç tjetër), përpos t'u thoni fjalë të lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorës derisa të përfundojë afati i caktuar…". (Bekare, 235)
Aspekti i argumentueshmërisë nga ky ajet është se Allahu lejoi fejesën e gruas së vejë, të cilës i ka vdekur burri, në mënyrë të tërthortë, që vetvetiu tregon se fejesa e femrave tjera, që nuk janë të martuara fare, është edhe më parësore.
Ndërsa sa i përket sunnetit, argumente për ligjshmërinë e fejesës ka me bollëk. Sa për ilustrim, thotë Pejgamberi, alejhi selam:
Njeriu të mos bëjë fejesë mbi të fejuarën e vëllait të vet (
Kjo argumenton se fejesa është e ligjshme për burrin e parë dhe se të tjerët duhet ta respektojnë dhe t’ia njohin te drejtën vëllait te vet.
Në sunnetin praktik (fi’lijjeh) është vërtetuar se Pejgamberi, alejhi selam ka fejuar gratë e veta, sikurse që edhe në sunnetitn aprovues (takririjjeh) është vërtetuar se shokët e tij, sahabet, praktikonin fejesën në të gjallë të Pejgamberit, alejhi selam. Pejgamberi, alejhi selam jo vetëm që nuk ua kishte ndaluar porse edhe i kishte nxitur për të, siç është rasti me Mugiren, te cilit me rastin e fejesës i pat thënë:
Shikoje atë
Fejesa para ardhjes së Islamit
Të gjithë pa dallim e dimë se Allahu e dërgoi Muhammedin, alejhi selam, qe t’i nxjerr njerëzit nga errësira e pabesimit për ne dritën e Islamit, dhe nisur nga këtu, e pashe si të dobishme ta përmendi edhe fejesën, si dukuri shoqërore, para ardhjes se Islamit, edhe pse nuk do te thellohemi shume në të. Ajo, që me shtyu ta trajtoje edhe këtë aspekt te temës është një krahasim në mes Islamit dhe normave te tij dhe periudhës paraislamike dhe normave të saj.
Arabet para ardhjes së Islamit interesoheshin për bukurinë dhe prejardhjen e femrës, sikurse qe edhe femrat kishin një dëshirë të tillë, pra, mashkullin e bukur. Madje është thënë se femrat nuk pranonin të martoheshin përveçse me meshkujt e gjallë dhe te forte. Durjed b. Simmeh (دريد بن الصمة), njëri nga heronjtë dhe kalorësit e rrallë te arabeve, i cili kishte jetuar ne periudhën paraislamike dhe atë islame (por nuk ishte bërë musliman), pasi qe kishte arritur pleqërinë, kishte pare një femër të bukur, e cila kishte zbuluar pak trupin e saj. I pëlqeu kështu qe vendosi ta fejonte. Babai i femrës e urdhëroi vajzën që të martohej me te ndërsa vajza iu drejtuar babait e i tha: A mendon o baba se unë do ta lë kushëririn tim, heshtar (hedhes i shigjetave) e të martohem për një plak te fisit beni xheshm, i cili sot apo nesër vdes".
Për një arsye te ngjashme kishte refuzuar edhe Hind b. Sufjani martesën me Sehl b. Amrin[9].
Disa gjëra përkitazi me fejesën
Gjërat, të cilat kanë të bëjnë me fejesën mund t’i ndajmë në dy grupe:
Ø Gjërat apo dispozitat, që kanë të bëjnë me fejesën, të fejuarin dhe të fejuaren, dhe prej të cilave veçuam:
§ Nuk preferohet që fejesa të shtyhet gjatë([10]).
§ Fejesa zakonisht bëhet nga mashkulli edhe pse lejohet edhe e kundërta, ngase një grua ia pat ofruar veten e saj Pejgamberit, alejhi selam për martesë. Pejgamberi, alejhi selam heshti derisa u ngrit njeri prej shokëve te tij, i ofroi asaj gruaje martese dhe u martua me te, me dhuratën e kurorës (mehrin), ne prani të Pejgamberit, alejhi selam([11]).
§ Lejohet qe i fejuari te shikoje nga femra, qe ka për qellim martesën me te, atë, qe te tjerët nuk lejohet ta shohin. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
Kur dikush prej jush ta fejoje ndonjë femër, nëse ka mundësi te shikoje në të gjëra, qe do ta nxisnin për martese me te, atëherë le ta shikoje
§ Te fejuarit nuk i lejohet të shikojë nga femra asgjë përveç duarve dhe fytyrës, dhe këtë, pasi qe ta ketë vendosur te martohet me te.
§ Lejohet qe shikimi te jete disa here, ne mënyrë qe pamja e tyre te ngulitet ne kujtese.
§ Lejohet qe te flasin njeri me tjetrin gjate ndejës së fejesës.
§ Nuk lejohet qe te përshëndeten dorëpërdore para se ata ta lidhin kurorën martesore([12]). Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë:
Veni re! Le të mos vetmohet askush me ndonjë grua, dhe te mos udhëtojë asnjë grua pa prezencën e ndonjë te afërmi te saj
§ Nuk lejohet ngutia në martesë, ne mënyrë që njeriu te bindet për shëndoshmërinë e gruas dhe përputhshmërinë e natyrës se saj me kërkesat e tij. Transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi selam i kishte thënë një njeriu, qe kishte martuar një grua:
A e ke pare atë? Tha: Jo. Tha: Shko dhe shihe atë
§ Lejohet dërgimi i një gruaje për ta pare vajzën, nëse rrethanat nuk lejojnë qe burri ta sheh atë.
§ Gruaja ka liri të plotë në zgjedhjen e burrit([13]).
Ø Dispozitat, qe kane te bëjnë me fejesën dhe te tjerët.
§ Nuk lejohet fejese mbi fejese. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
Le te mos blejë askush atë, qe e ka blere vëllai i tij si dhe te mos fejoje atë, qe ka fejuar i vëllai
Imam Shafiu nuk ndalon fejesën e te fejuarës, nëse ende nuk dihet se a ka pranuar apo jo ajo te martohet me te fejuarin e pare. Këtë mendim e përfaqësojnë edhe një grup dijetaresh, te cilët argumentuan me hadithin e Fatime b. Kajsit, e cila ia kishte përmendur Pejgamberit, alejhi selam se Ebu Xhehm b. Hudhejfeja dhe Muavije b. Sufjani e kishin fejuar atë. Pejgamberi, alejhi selam i tha:
Sa i përket Ebu Xhehmit, ai kurrë nuk ua largon shkopin grave (
Kapitulli i II-të: Martesa
Martesa është epiqendra e familjes, dhe mu për këtë, Islami nxiti për te dhe ftoi njerëzit qe te jetojnë nën hijen e saj, sepse ajo është forma më e mire e një jete të lumtur dhe te qete, dhe e cila plotëson dëshirat dhe përmbushë kërkesat e njeriut.
Para se te flasim për martesën ne Islam, dua që ta përmendim kalimthi edhe martesën në periudhën e para ardhjes së Islamit.
Transmeton Buhariu ne Sahihun e tij nga Aisheja se:
"Martesa ne periudhën paraislame ishte ne katër forma, prej tyre edhe martesa e sotme, kur mashkullin fejon vajzën e ndonjë njeriu, ia jep prikën (dhuratën martesore), e pastaj martohet me te.
Martesë tjetër ishte edhe ajo kur burri i thoshte gruas pasi qe pastrohej nga cikli menstruacional: Shko tek filani dhe flejë me te. Burri largohej plotësisht nga gruaja derisa te dihej qarte se ajo ka mbetur me barre. E kur te dihet kjo, atëherë burri i saj nëse donte flinte me te. Këtë e bën vetëm nga pasioni për fëmiun (sikurse ai mashkulli, me te cilin fjeti gruaja e tij). Kjo martese quhej "Nikahu’l istibda’-martesa e marrëdhënieve intime".
Lloji tjetër i martesës ishte bashkimi i disa burrave, me pak se dhjete, te cilët kryenin marrëdhënie me një grua. Kur ajo mbetej me barre dhe lindte, atëherë pas kalimit te një periudhe, ajo i thirrte te gjithë ata meshkuj, duke mos patur mundësi asnjeri prej tyre për mosprezencë, e iu thoshte: Ju e dini se çfarë keni bere dhe ja unë kam lindur. Ai është biri yt o filan, duke thirrur ke te donte me emër. Foshnja e saj i mbetej atij burri, i cili nuk mund ta refuzonte këtë.
Lloji i katërt i martesës ishte bashkimi i shume njerëzve tek ndonjë grua, e cila nuk pengonte askënd qe vinte. Ato ishin prostitute, te cilat vendosnin flamuj mbi dyert e tyre, si shenje për prezencën e tyre. Kush dëshironte hynte (dhe bënte marrëdhënie intime me to), e pastaj kur lindte ndonjëra prej tyre, i tubonte ata meshkuj dhe e thërrisnin njeriun, qe i njihte ngjasimet, dhe kujt mendonin se i ngjan me se shumti, ia jepnin fëmiun dhe quhej fëmiu i tij, duke mos patur mundësi ta refuzoje këtë. Kur Allahu e dërgoi Muhammedin me te vërtetën, ai shkatërroi martesat e injorancës, me përjashtim te martesës së sotit".
Martesa në islam
Përmendëm më parë se Islami i ka kushtuar rëndësi te madhe familjes duke e konsideruar martesën si çelës te lumturisë apo dëshpërimit te saj, duke e këshilluar njeriun qe te jete syçelë gjate zgjedhjes se çiftit bashkëshortor. Natyrisht qe sekreti i kësaj qëndron ne atë se Islam me martese nuk synon vetëm dëfrimin seksual, jo, krahas kësaj, islami synon edhe përmbushjen e kërkesave shpirtërore. Nisur nga këtu, nuk lejohet qe zgjedhja e gruas te behet vetëm ne baze te bukurisë se saj dhe te anashkalohen aspektet tjera([15]), por duhet qe te gjitha aspektet e një gruaje te ndershme te ngërthehen ne vete dhe kështu te behet një zgjedhje e pranuar.
Mu për këtë, Islami nxiti për martese dhe ndaloi nga shkaqet, te cilat shpijnë ne braktisjen e martesës, si:
Islami ndalon murgërinë. Allahu na ka lajmëruar në Kur’an se martesa është tradite e njerëzve më të zgjedhur, pejgamberëve, e ka thënë:
"Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar". (Rra’d, 38)
Mos martesa nuk do te thotë asketizëm. Ka thënë Allahu:
"ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën". (Hadid, 27)
Ndërsa Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: "Nuk ka murgëri ne Islam".
Osman b. Me’dhuni kishte kërkuar leje nga Pejgamberi, alejhi selam qe te tridhej, por e ndaloi. Ai nuk ishte i vetmi qe kishte dëshire ta bënte këtë, kishte edhe shume te tjerë, por kur dëgjuan fjalët e Pejgamberit, alejhi selam, u larguan prej kësaj dukurie.
Për t’i nxitur për martese iu kishte thënë sahabeve:
Nga bota juaj me janë bërë të dashura parfumi dhe gratë, ndërsa qetësia shpirtërore më është bërë në namaz
Po ashtu Pejgamberi, alejhi selam kishte refuzuar arsyet e atyre tre vetave, te cilët nga dëshira për adhurim te shumte, kishin vendosur te largoheshin edhe nga disa gjera te kësaj bote, prej te cilave ehe martesa, kështu qe kur u takuan me Muhammedin, alejhi selam, ai ua beri me dije se kjo nuk është zgjidhje, ngase njeriu edhe i martuar mund te jete i devotshëm, madje, edhe i kërcënoi ne rast se nuk përfillin martesën me "largim nga rruga e tij".
Ka nxitur te rinjtë për martesë. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
O turmë e të rinjve! Kush ka mundësi prej jush të martohet, le të martohet, ngase martesa ulë shikimin, ruan nderin, e kush nuk ka mundësi, le të agjëroj, ngase agjërimi është mburojë për te
Nxitja e prindërve për t’i martuar vajzat. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
Kur t’iu vie ai, qe ia pëlqeni fetarizmin dhe moralin e tij, atëherë martojeni me vajzën tuaj, ndryshe, do te shkaktoni sprova dhe trazira te mëdha ne toke
Lehtësimi i mehrit (dhuratës martesore). Ibni Abbasi transmeton se ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
Gratë më të mira janë ato, që kanë fytyrat më të bukura dhe që kanë mehrin më të lirin
Shënim
Argument për këtë merret rasti i gruas, e cila ia kishte dhuruar veten e saj Pejgamberit, alejhi selam, por Pejgamberi, alejhi selam nuk deshi te martohej me te, për arsye, që Allahu i di, kështu qe u martua me te një sahabi. Me atë rast Pejgamberi, alejhi selam kur pat lidhur kurorën e tyre pate thënë:
Po e lidhe këtë kurore mes jush me atë Kur’an që ke
Motivet e martesës së gruas në Islam
Themelimi i familjes ne islam mbështetet ne baza te bashkimit, dashurisë se ndërsjellë dhe realizimit te synimit fetar, i cili është adhurimi i Allahut dhe ndërtimi i tokës. Mu për këtë, Islami lejoi qe mashkulli te ketë femër, sipas mënyrës se ligjshme, qe t’i përmbushe kerkesat e tij gjinore, ashtu siç i përshtatet natyrshmërisë se tij, e jo ashtu siç përmbushin kafshët nevojat e tyre epsharake.
Islami u kujdes për te gjitha animet e njeriut dhe dëshirat e tij, kështu qe e udhëzoi te riun, qe me rastin e fejesës te shikoje dhe hulumtoje për motivet me fisnike, te cilat do ta shtynin ta martonte ndonjë femër, e cila do t’ia realizonte dëshirat e tij apo, te paktën, do t’i ndihmonte ne këtë drejtim. Ja disa nga ato motive:
Fetarizmi. Kjo cilësi është me e rëndësishmja nga te gjitha cilësitë, dhe mu për këtë ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
Gruaja martohet për katër gjera: për pasurinë e saj, për prejardhjen e saj, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Zgjidhe atë, që ka fenë te lumshin duart
Prejardhja e gruas, ose qe gruaja te jete nga një ambient i pastër dhe i moralshëm.
Bukuria. Parimisht, femra duhet te zgjidhet për fenë e saj, por nuk do te thotë se nuk lejohet martesa e femrës së bukur. Ajo qe kushtëzohet është qe ky motiv te mos jete kryesori, ngase kjo shpie ne dështim.
Pasuria. Ndodhe qe njeriu ta martoje ndonjë grua vetëm e vetëm për hire te pasurisë se saj. Ky njeri ose fukara i gjore ose ehte i pasur i pangopur, kështu qe pasuria e ka verbëruar dhe martohet vetëm e vetëm qe ta shtoje pasurinë e vet[17].
Pasardhësit. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
Martohuni me gra qe shtohen shume dhe janë shume te dashura
Jeta bashkëshortore
Pejgamberi, alejhi selam ka nxitur për jete te mire bashkëshortore e ka thënë:
Më i miri prej jush është ai, qe është me i miri për familjen e tij. Ndërsa unë jam me i miri prej jush me familjen time
Aliu, kushëriri i Pejgamberit, alejhi selam, ka thënë: "عقل المرأة جمالها و جمال الرجل عقله Mendja e gruas është bukuria e saj ndërsa bukuria e burrit është mendja e tij". Mu për këtë, myslimanit te mençur i mbetet obligim qe ta trajtoje gruan e tij njerëzisht dhe te mos ngutet për te madhe a te vogël e ta mendoje shkurorëzimin si zgjedhje me te mire. Duhet bere durim ngase nuk dihet se sa te mira mund t’i ketë ajo grua. Thotë Allahu:
Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni
Se çfarë rëndësie i është kushtuar marrëdhënieve ndërmjet dy bashkëshortëve shihet edhe ne porosinë e fundit te Pejgamberit, alejhi selam, i cili pak para se te ndahej nga kjo bote pate thënë:
"Namazi, namazi dhe robërit tuaj (kujdesuni shume për ta), dhe mos i ngarkoni me çka nuk munden. T’ia keni friken Allahut ne gratë tuaja, ngase ato janë në duart tuaja, i keni marre me besën e Zotit si dhe keni lejuar jetën intime me to me fjalën e Zotit". (Transmetojne Nesaaiu dhe Ibni Maxhe)
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë:
"Këshillohuni me gra në të mire, ngase ato janë te krijuara nga briri anësor. Gjeja me e padrejte në të është pjesa e epërme e tij; nëse mendon ta drejtosh, e thyen, e nëse e len ashtu nuk drejtohet, pra, këshillohuni me gra".
Për hire te një jete me te lumtur, është mire qe burri deri diku ta duroje gruan e tij si dhe te behet kinse nuk po i sheh disa gabime te saj. Transmeton Muslimi nga njeri prej shokëve te Pejgamberit, alejhi selam, se: Nuk kam pare askënd me te mëshirshëm për familjen e vet se sa i dërguari i Allahut".
Ne Tarih te Ibni Asakirit, qëndron se Enesi ka thënë: "Pejgamberi, alejhi selam ishte njeriu më i mëshirshëm për fëmijët dhe familjen".
Po ashtu, forme tjetër e një jetese te mire bashkëshortore është edhe shakaja me gruan. Hasen b. Sufjani transmeton ne musnedin e tij nga Enesi se: "Pejgamberi, alejhi selam ishte njeriu me shakaxhi me gratë e tij".
Kjo ishte sa i përket raporteve të burrit me gruan, ndërsa sa i përket relacionit grua-burrë, jete e mire do te ishte nëse gruaja është bamirëse me burrin e saj, duke përparësuar te drejtën e tij ndaj te drejtës se saj.
Po ashtu është mire qe gruaja te mos ankohet shume tek burri, apo t’ia përmend ndonjë gjë, qe shpirtërisht do ta lëndonte, ose do ta lëndonte ne prani te njerëzve.
Respekti i gruas për burrin është forma me e mire e përsosjen se jetës ndërmjet tyre. Bezzari transmeton se një grua i kishte thënë Pejgamberit, alejhi selam: O i dërguari i Allahut! Unë jam e dërguara e grave tek ti...pastaj përmendi shpërblimin dhe prenë e luftës, qe e fitojnë meshkujt ne lufte, e pastaj tha: Çfarë na takon neve? Pejgamberi, alejhi selam i tha: Kumtojua grave, qe i takon, se kush respekton burrin dhe ia njeh te drejtën e tij, ajo e arrin vlerën e asaj, qe e përmende, por te pakta janë ato, qe e bëjnë këtë".
Shenje e respektit te gruas për burrin është qe te mos dale nga shtëpia pa lejen e tij. Bejhekiu, Ebu davud Et Tajalisiu dhe Ibni Asakiri transmetojnë nga Ibni Omeri se Pejgamberi, alejhi selam, ne një hadith, ne mes tjerash, ka thënë:
"…dhe te mos dale nga shtëpia përveçse me lejen e tij. Nëse del pa leje, atëherë atë e mallkojnë Allahu dhe melaiket e Tij derisa te pendohet ose kthehet ne shtëpi. U pyet: A edhe nëse burri është i padrejte? Tha: Edhe nëse është i padrejte".
Respekt i gruas për burrin ehte edhe qe te mos agjërojë kur burri te jete ne shtëpi, përveç nëse ai e lejon([18]).
Bazat e organizimit të lidhjeve bashkëshortore
Shtëpia patjetër se duhet ta ketë një udhëheqës, i cili do ta merrte përsipër rregullimin e saj, dhe tek i cili do te ktheheshin anëtarët e familjes për konsultim, këshillon, udhëzon, urdhëron, ndalon, e ndonjëherë nëse ka nevoje edhe ndëshkon nga pak, detyron për përmirësimin e ndonjë gjeje, shpenzon, e kështu me radhe.
Nëse Pejgamberi, alejhi selam ka urdhëruar dy veta, te cilët marrin ndonjë udhëtim qe te caktojnë njërin prej tyre udhëheqës([19]), atëherë udheheqesia ne shtëpi është edhe me prioritare, ngase shtëpia është një shoqëri e vogël.
Kur’ani ka folur për personalitetin e udhëheqësit te familjes, e ka thënë:
"Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës". (Nisa, 34)
Njeriu bart përgjegjësinë e udhëheqjes se familjes për hire të veçorive, me te cilat tejkalon femrën, dhe te cilat janë:
Është me i mire sesa gruaja,
Ai shpenzon për familje.
Ajeti nuk ka definuar këtë superlativitet te mashkullit, me përjashtim te këtyre dy cilësive, por kur ta krahasojmë atë me gruan, do te gjejmë disa veçori, me te cilat veçohet burri, dhe te cilat janë shkaqe te këtij favorizimi. Ato veçori janë:
Burri është me i forte se gruaja,
Burri shquhet me mendje dhe fe me te forte se sa gruaja, siç qëndron ne hadithin e Ibni Omerit, se Pejgamberi, alejghi selam ka thënë ne lidhje me gratë:
Nuk kam pare me mendjeshkurtër dhe fe me te dobët sesa ndonjëra prej jush qe mund edhe atë, që është i mençur
Në koment te këtij hadithi është thënë se gratë me mendjelehtësinë qe kane dhe me joseriozitetin e tyre ndaj fesë kane mundësi qe ta mashtrojnë edhe ndonjë njeri te mençur ta beje atë, qe s’duhet. Pra këto, për këtë shkak, bartin dy here barrën e mëkatit; për shkak se e bën një mëkat dhe për shkak se e shtyn tjetrin ta beje një mëkat. (Fet’hu’l bari)
Dëshmia e gruas nuk është e nivelit te burrit, ngase dëshmia e burrit vlen sa dëshmia e dy grave.
Gruaja nuk është e obliguar te prezantoje ne xhami ne namazet kolektive. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
Dhe namazi yt në shtëpinë tënde është më i mirë se sa namazin në xhaminë e lagjes sate
Gruas nuk i obligohet xhumaja. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
Çdo musliman e ka obligim ta falë xhumanë në kolektiv, me përjashtim të katër personave: robit, gruas, fëmijës dhe të sëmurit
E drejta e mashkullit ne trashëgimi është sa dy here e gruas. Argument është ajeti kur’anor:
"për mashkullin hise sa për dy femra". (Nisa, 11)
Gruas nuk i lejohet qe te udhëtoje vetëm[20].
Të drejtat e bashkëshortëve
1. Të drejtat e burrit ndaj gruas:
§ Gruaja duhet ta respektoje burrin ne çdo gjë qe e urdhëron, përveç ne gjera te ndaluara. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
Sikur ta urdhëroja ndokënd qe te beje sexhde për ndokënd, përveç Allahut, do ta urdhëroja gruan, qe t’i beje sexhde burrit, për hire te drejtës se madhe te tij ndaj saj
Po ashtu ka thënë:
"Nëse gruaja fal pese namazet e obliguara, agjëron ramazanin, ruan nderin dhe respekton burrin, atëherë asaj do t’i thuhet: Hy ne Xhennet nga cila dere te duash".
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë:
Nëse burri e thërret gruan ne shtrat ndërsa ajo refuzon, e ai flenë i hidhëruar në të, atëherë gruan e tille do ta mallkojnë melaiket derisa te zgjohet
§ Burri ka te drejte te beje shkak me gruan e tij, madje kjo edhe është një prej formave te jetës bashkëshortore te mire, siç përmendëm me larte.
§ Ruajtja e nderit dhe pasurisë se burrit. Ka thënë Allahu:
" Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës... ". (Nisa, 34)
Domethënia e fjalës "besnike ndaj të fshehtës" është: besnike te nderit dhe pasurisë se burrave.
Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
"A t’ua mësoj gjënë më të mirë, që e depoziton muslimani? Gruan e ndershme; nëse e shikon, e gëzon, nëse e urdhëron, e respekton, e nëse shkon larg shtëpie, ajo e ruan atë (nderin e tij) dhe pasurinë e tij". (Ebu Davudi dhe Nesaiu)
§ Bamirësia për familjen e burrit. Kjo është prej te drejtave me te rëndësishme te burrit ndaj gruas, është prej rrugëve me te afërta për përfitimin e zemrës se burrit; burri ka dëshirë qe gruaja e tij te sillet mire me prindërit e tij, vëllezërit dhe motrat e tij. Kjo forcon edhe me lidhjet bashkëshortore.
§ Gruaja nuk bën qe te kërkojë nga burri gjera te tepërta, qe nuk mund t’i përballojë burri ose do ta mundonin shume, por ajo duhet te pajtoje me atë, qe Allahu ia ka caktuar.
§ Nëse burri është i varfër, atëherë ajo e ka obligim qe ti jap gji femiut te tij. Nuk ka te drejte te kërkojë shpërblim, përveç, nëse është e lëshuar. Ka thënë Allahu:
"I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregull". (Bekare, 233)
§ Te mos dale nga shtëpia e burrit përveçse me lejen e tij.
§ Te mos agjërojë pa lejen e burrit.
§ T’i shërbejë burrit. Në realitet, dijetarët kanë polemizuar rreth kësaj çështjeje. Prej tyre ka që mendojnë se gruaja nuk e ka obligim t’i shërbejë burrit. Disa të tjerë mendojnë se përderisa burri te punoje jashtë shtëpisë, gruaja duhet t’i shërbejë burrit, sepse ai shpenzon për te. Ky grup për argumentim solli disa tregime, te cilat argumentojnë pëlqyeshmërinë e kësaj vepre, pra shërbimit. Ata sollën tregimin e Esmasë, vajzës se Ebu Bekrit, e cila ka thënë: "I shërbeja Zubejrit, burrit tim, në të gjitha punët e shtëpisë". Është vërtetuar se ajo ia bënte bukën Zubejrit, përkujdesej për kalin e tij si dhe barte farën mbjellëse mbi kokë deri tek ara, e cila ishte larg sa 2/3 e fersehit([21]).
2. Të drejtat e gruas ndaj burrit:
§ Furnizimi i saj i mjaftueshëm, me gjerat e domosdoshme. Nëse burri është i pasur duhet te jete dorëçelur për familjen e jo te jete koprrac, por assesi nuk duhet shpenzuar pa kontrolle. Pejgamberi, alejhi selam ka porositur qe njeriu te filloje me furnizim se pari nga familja e tij, e ka thene:
Sadakaja me e mire është ajo, qe lë pas pasurinë. Dora e larte (
Pejgamberi, alejhi selam ua shiste pallmat Beni Nedirëve dhe siguronte furnizimin e familjes për një vit
Shpenzimin për familje Pejgamberi, alejhi selam e ka konsideruar si sadaka, edhe pse ajo është e obliguar. Ebu Mes’ud el Bedriu transmeton se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë:
Kur muslimani te shpenzoje diç, duke e llogaritur shpërblimin tek Allahu, ajo i konsiderohet sadaka
Pastaj, sipas Pejgamberit, alejhi selam, shpenzimi për familjen ka shpërblim me shume se çdo shpenzim tjetër. Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë:
" (Ti ke shpërblim për) Dinarin, qe e shpenzon ne rruge te Allahut, dinarin, qe e shpenzon për lirimin e robit, dinarin, qe e shpenzon për te gjorin dhe dinarin, qe e shpenzon për mbajtjen e familjes, por ky i fundit, ka me se shumti shpërblim". (Muslimi)
Pejgamberi, alejhi selam ishte pyetur:
"Çfarë te drejte kane gratë ndaj nesh? Tha: Ta ushqesh kur hash, ta veshësh kur te blesh për vete, mos e godit ne fytyre, mos e shëmto (mos i thuaj e shëmtuar) dhe mos e braktise përveçse ne shtëpi". (Ebu Davudi) Domethënia e "mos e braktise përveçse ne shtëpi", është: mos u ndaj prej saj nga shtrati përveçse kur te jete ne shtëpi".
§ Gruaja ka te drejte te veproje ne pasurisë e saj çfarë te doje.
§ Nuk ka te drejte burri ta pengoje nga shkuarja ne xhami. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
Mos i pengoni robëreshat e Allahut nga xhamitë e Allahut
§ Burri duhet ta mbroje gruan nga zjarri i xhehennemit. Ka thënë Allahu:
"O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar". (Tahrim, 6) Ruajtja e saj behet duke e penguar nga ndalesat dhe duke ia përkujtuar urdhëresat.
§ Qe te jete xheloz për nderin dhe fenë e saj. Islami e ka precizuar këtë xhelozi sipas pikave vijuese:
a. Ta urdhërojë për veshjen e hixhabit,
b. Ta urdhërojë për uljen e shikimit,
c. Ta ndaloje nga shfaqja e stolive trupore para meshkujve tjerë,
d. Te mos e lejoje te përzihet me burra te huaj,
e. Te mos ia prezantoje sprovave, duke qëndruar larg shtëpisë për kohe te gjate, ose te sjelle ne shtëpi kaseta me muzike, etj.
§ Drejtësia ne mes grave. Islami ka nxitur për drejtësi çdoherë dhe ne çdo rast. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
"Kush i ka dy gra, nuk duhet qe te anoje kah njëra e ta lërë tjetrën, ndryshe, në Ditën e Kiametit, do te vie duke qene me njërin krahë te rënë apo te shtrembër". Kjo drejtësi nuk është drejtësia ne dashuri por drejtësia ne shpenzim për to.
§ Ta shkurorëzojë ne kohen kur ajo është e pastër. Shkurorëzimi është prej dispozitave te urryera ne ligjin e Allahut, ngase ai shpërbën kurorën e martesës, te cilën e donë Allahu dhe i dërguari i Tij, Muhammedi. Martesa është domosdoshmëri e jetës, për të cilën ka nxitur Allahu ne njërën ane dhe ka kërcënuar ne rast te braktisjes se saj ne anën tjetër. Qellim me martese është vazhdimësia e jetës se atij çifti, ne mënyrë qe te realizohen qëllimet e saj, ndërsa shkurorëzimi shkatërron plotësisht këtë. Janë transmetuar disa argumente fetare rreth shkurorëzimit, domethënia e te cilave aludon qarte ne urrejtjen e këtij fenomeni. Ibni Omeri transmeton se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: "Hallalli më i urryer tek Allahu është shkurorëzimi"([22]). Qëllimi me lëshim ne kohen e pastërtisë se saj është lëshimi në kohen kur ajo nuk e ka ciklin mujor menstracional apo, nëse gruaja është shtatzëne te dihet se ka mbetur shtatzëne. Kjo për arsye se nëse burri do ta lëshonte gruan e tij gjate ciklit menstracional, atëherë koha e pritjes se saj (idetit) do te zgjatej, ngase periudha e menstruacioneve nuk llogaritet pjese e idetit, kështu qe ideti fillon pas kryerjes se këtyre menstruacioneve. Po kështu ngjan edhe nëse burri lëshon gruan gjate kohës kur ajo nuk i ka menstruacionet dhe ka kryer marrëdhënie me të ngase kështu nuk dihet se nëse ajo është e pastër apo jo nga ai. Pra, nuk dihet se nëse ka mbete apo jo shtatzëne me te. Mu për këtë, Allahu urdhëroi qe gratë, ne rast shkurorëzimi, te shkurorëzohen ne periudhën e pas menstruacioneve si dhe urdhëroi qe te kihet ne hatër periudha e pritjes se saj (ideti). Thotë Allahu:
O ti pejgamber, kur t'i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (
Pejgamberi, alejhi selam kishte urdhëruar t’i kthejnë gratë e tyre ata, qe i kishin shkurorëzuar gjate kohës se te përmuajshmeve, për t’i lëshuar kur te kryhen këto te përmuajshme. Argument për këtë është rasti i Ibni Omerit, i cili kishte lëshuar gruan gjate te përmuajshmeve. Kur Omeri shkoi dhe e pyeti Pejgamberin, alejhi selam për këtë, i tha:
Urdhëroje qe ta ktheje atë, e pastaj ta mbaje derisa te pastrohet nga menstruacionet, pastaj t’i vijnë ato, e pastaj te pastrohet, ndërsa pas kësaj periudhe, nëse dëshiron e mban, e nëse jo, e lëshon para se te këtë marrëdhënie intime me te. Ky është ideti, qe Allahu urdhëroi te lëshohen gratë në të
3. Te drejtat e përbashkëta:
§ Ndalimi i bashkëshortëve qe t’ia zbulojnë sekretet e njeri tjetrit njerëzve tjerë. Imam Muslimi transmeton nga Seid El Hudrijj se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë:
Vërtet njeriu me pozite me te palakmueshme tek Allahu ne diten e kiametit është njeriu, i cili afrohet tek gruaja e tij dhe ajo afrohet tek ky (
Në një hadith tjetër, te cilin e ka regjistruar Imam Ahmedi dhe te tjerët, nga Esma-ja thuhet ajo dhe njerëz te tjerë, bura e gra, kishin qene tek Pejgamberi, alejhi selam, i cili kishte thënë: Ndoshta ndonjë njeri ua tregon te tjerëve atë, qe e bën me gruan e tij dhe ndoshta ndonjë grua ua tregon shoqeve atë, qe e bën me burrin e saj. Heshtën njerëzit ndërsa unë thashë: Po pasha Allahun! O i dërguari i Allahut! Edhe ata por edhe ato e bëjnë këtë. Tha: Mos e bëni këtë ngase ky është shembulli i djallit, i cili e takon shejtanen e tij ne rruge dhe kryen marrëdhënie me te ndërsa njerëzit e shikojnë".
§ Qe njeri tjetrit t’ia ruajnë nderin dhe moralin.
§ Bashkëpunimi për sjelljen e lumturisë dhe largimin e pikëllimit dhe se keqes.
§ Ndjenja e obligimit reciprok për mbarëvajtjen e familjes dhe edukimin e fëmijëve.
4. Poligamia. Thotë Allahu:
Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni
Buhariu transmeton se Gajlan b. Seleme eth Thekafiu e pranoi Islamin ndërsa nen kurore kishte dhjete gra. Pejgamberi, alejhi selam i tha: Zgjidh prej tyre katra (ndërsa lëshoji tjerat)".
Ebu Davudi transmeton nga Umejr El Esediu se: "E pranova Islamin ndërsa isha i martuar me tetë gra. Pejgamberi, alejhi selam me tha: Zgjidhi katra prej tyre (ndërsa tjerat lëshoji)". Ajeti dhe hadithet argumentojnë obligueshmerine e përkufizimit te shifrës se grave ne martese. Kjo teme nuk është aktualitet i vetëm kohës sonë, ajo ishte edhe ne te kaluarën. Meqë ne nuk e kemi ndërmend te zgjerohemi me tepër ne këtë tematike, porse vetëm duam ta cekim atë, qe e përmendi Sejjid Kutbi ne librin e tij "Es Selamu El Alemijju Fil Islam": "Një polemikë dhe zhurme e madhe është shkaktuar rreth çështjes se poligamisë andaj a thua se cili është realiteti i kësaj "sëmundje" te rrezikshme për shoqëri?! Unë kur kam studiuar problemet shoqërore, kam pare se te gjitha kane nevoje për një ndërhyrje ligjore, me përjashtim te poligamisë, e cila vetvetiu zgjedh problemin e saj. Poligamia është çështje, në të cilën gjykojnë shifrat e jo teoritë dhe legjislacionet. Ne çdo vend dhe popull ka burra e gra dhe sa here qe shifra e burrave dhe grave te jete e njëjtë, atëherë vetvetiu kjo dukuri pushon, ngase njeriu nuk mund te gjej më shume se një grua. Por, kur shifrat te mos jene te njëjta, respektivisht kurse shifra e burrave te jete me e vogël se sa ajo e grave, sikurse qe ndodhe ne raste luftërash, atëherë vetvetiu lind nevoja për poligami ngase gratë janë me shume sesa burrat (dhe ato duhet te martohem me dike)"([24]).
5. Shkurorëzimi. Ne më pare përmendëm se martesa është ligjësuar për lumturinë e dy çifteve, por ndodhe qe ndonjëherë raportet te ndryshojnë, kështu qe familjen e godasin probleme te shumta, qe vështirësojnë vazhdimin e jetës bashkëshortore te burrit dhe gruas. Ne këto raste, Islami edhe pse e urren, e ka lejuar shkurorëzimin, ne mënyrë qe t’iu jap shans te dy çifteve për gjetjen e shokut te jetës te përshtatshëm.
6. Obligimet e prindërve ndaj fëmijëve. Te gjithë ne e dimë mire se prej begative me te çmuara te Allahu dhuruar njeriut është fëmiu, dhe mu për këtë, prindërit duhet te kujdesen për ta ngase do te pyeten para Allahut ne Ditën e Kiametit për fëmijët e tyre. Obligimet e tyre ndaj fëmijëve janë te shumta por ne do te përmendim vetëm ato me te rëndësishmet:
a) Qe ta gjeje një grua, e cila do te dinte t’i edukoje fëmijët e saj
b) T’i vë emër te mire fëmiut. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
Në ditën e kiametit, ju thirreni me emrat tuaj de emrat e baballarëve tuaj, andaj emërtoni fëmijët me emra te mire
c) Shpenzimi për fëmiun
d) Mëshira dhe butësia me ta. Transmetohet se njëherë Pejgamberi, alejhi selam kishte puthur dy nipat e tij, Hasanin dhe Husejnin. Aty ndodhej edhe el Akre’ b. Habis et Temimi, i cili tha: Unë kam disa fëmijë por nuk i kam puthur kurrë. Pejgamberi, alejhi selam e shikoi dhe i tha: "Kush nuk mëshiron nuk mëshirohet".
e) Edukimi i tyre i mire
f) Gjidhenia([25]).
1/2/2004
Brunei Darussalam
Versioni shqip: 30-7-2006, e dielë
Vushtrri, Kosovëأة ان تسجد لزوجها من عظم حقه عليها ".ىباتباباب يشكاتنلاكيبنايبعيبيببياكعقيح
([1]) Në një hadith, edhe pse të dobët, sqarohen më mirë këto ambicie. Thuhet se ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
"Mos i martoni gratë për hire te bukurisë se tyre, ngase ka mundësi, qe bukuria e tyre t’i shpije ne shkatërrim (për shkak te pëlqimit te vetvetes dhe mendjemadhësisë). Mos i martoni ato poashtu as për hire te pasurisë se tyre, ngase ndodhe qe pasuria e tyre t’i shpjer ne mëkate, por martoni për hire te fesë, sepse një robëreshë zezake, me hunde te këputur dhe veshe te shqyer (shpuar), por besimtare denje, është më e mire". (Ibni Maxhe. Shejh Albani thote se hadithi është shume i dobët. Shih: Daiful xhamii, nr: 6216) Ngjashëm me këtë transmetohet edhe nje hadith tjeter, i cili është:
"Kush marton ndonjë grua për krenari (nam) te saj, Allahu nuk do t’i shtoje përveç poshtërimit, kush e marton atë për pasuri, Allahu nuk do t’i shtoje tjetër përveç varfërisë, kush e marton atë për prejardhje te saj, Allahu do ta ule poshtë, ndërsa kush e marton ndonjë grua, por qe nuk ka qellim tjetër përveç qe ta ule shikimin, ta ruaje nderin dhe t’i mbaje lidhjet familjare, Allahu do ta bekoje qe te dy për njeri tjetrin". Këtë hadith e ka cituar Dr. Mustafa Abdul Vahid në librin e tij El Islamu ve hukuku’z zevxhejni, Daru’l I’tisam, f: 30-31. Shejh Albani ne Silsiletu’d daifah ve’l mevduah, 3/168, thote se hadithi ehte shume i dobet.
([2]) Shënim: Ky artikull ka qenë një punim imi seminarik në gjuhën arabe. Meqë nevoja për ta patur edhe në gjuhën shqipe, për të mos thënë se është qenësore, megjithatë është shumë e madhe, e solla edhe këtë version, me shpresë se Allahu nuk do të na privojë nga bereqeti i saj.
([3]) El Munxhid fi’l lugati ve’l a’lam, bot. 34, Daru’l mashrikm Bejrut, f: 186. Shih po ashtu: Mu’xhemu’t tul’lab, Dr. Jusuf Shukri Ferhat dhe Dr. Imel Bej’ Ja’kub, bot. 1, Daru’l kutub el ilmijje, 2000, f:
([4]) Për shkak të disa defekteve n; kompjuter, me ç’rast kam humbur shume dokumentacione, ne mesin e te cilave edhe këtë teme, tema nuk përmban te gjitha fusnotat. Kjo për shkak se me rastin e kthyerjes se dokumentacioneve, një sosh i tyre kthehej disi i përgjysmuar apo me ndonjë shlyerje te tekstit ose fusnotave.
([5]) Hitbetu’n nisa, Abdu’n Nasir Tevfik Atar, Muessesetu’l bustani, Kajro, f:6-7
([6]) El Usretu el muthla fi dav’i’l kur’an ve’s sunneh, Dr. Ammare Nexhib, bot. 2, Mektebetu’l mearif, Rijad, 1987, f: 68-69
([7]) Nidhamu’l usreti ve hal-lu mushkiletiha fi dav’i’l islami, Abdu’rr Rrahman es Sabuni, Mektebetu Vehbe, Kajro, 1983, f: 57
([8]) Shevkani, Nejlul evtar, vell" 6, f: 10
([9]) El usretu binauha ve seadetuha vefka’sh sheriati’l islamijjeh, Dr. Najif b. Hashim Ed Deis, bot. 1,Daru’s seudijje li’ neshr ve’t tevzi’, Xhidde, 1988, f: 16
([10]) Ibid,f: 48
([11]) Ibid, f: 49
([12]) Transmeton Buhariu nga Aisheja se: "Dora e Pejgamberit, alejhi selam, me rastin e marrjes se besës nga gratë kur pranonin islamin, kurrë nuk ka prekur dorën e tyre, por besatimi i tyre ishte te folurit e tyre". Për me tepër ktheu tek: Terbijjetu’l evladi fi’l islam, Abdullah Ulvan, Daru’s selam, Bejrut, bot. 2, 1978, f:509
([13]) Hadithi se një vashe kishte shkuar tek Aisheja, gruaja e Pejgamberit, dhe i kishte thënë: "Babai im më ka martuar për nipin e tij, që ta rrisë namin atij me mua, ndërsa unë e urrej këtë. I thashë (rrëfen Aisheja): Prit derisa te vije Pejgamberi, alejhi selam. Erdhi i dërguari i Allahut dhe e njoftova për rastin. E dërgoi dike qe ta thërras babain e saj, e kur prezantoi, këtë çështje e la në dorë të nuses, e cila tha: O i dërguari i Allahut! Unë e kam pranuar atë, qe ka bere babai im, por vetëm desha qe t’i njoftojë diç gratë për këtë gjë". (Nesaiu dhe Ibni Maxhe), është daif shadh (i dobët). Shih: Sahih ve daif suneni’n Nesai dhe Sahih ve daif sunen ibni Maxhe.
([14]) Ebu Davudi ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih. Shih: Sahih ve daif sunen ebi Davud
([15]) Ez Zevaxhu fi’islam Ve Hukuku’Z Zevxhejni, f:27
([16]) El usretu, binauha ve seadetuha vefka’sh sheriati’l islamijje, f: 17-21
([17]) Ibid, f: 26-27
([18]) Edebu’l islam fi nidhami’l usre, Es Sejjid Muhammed b. Alevijj El Malikij El Hasenijj, f:18
([19]) Në një hadith hasen, të cilin e ka transmetuar Ebu Davudi qëndron kështu: " اذا خرج ثلاثة في سفر فليؤمروا أحدكم Nëse tre veta dalin në ndonjë udhëtim, atëherë le ta caktojnë ndonjërin prej tyre udhëheqës".
([20]) Edebul islam fi nidhamil usre, f:46-49
([21]) El usretu, binauha ve seadetuha vefka’sh sheriati’l islamijje, f: 64
([22]) Ebu Davudi dhe Ibni Maxhe. Shevkani dhe Albani mendojnë se ky hadith është daif Shih: Nejlul Evtar (6/248) dhe Irvaul Galil (7/106).
([23]) Ka thënë Kurtubiu ne koment te: "لعدتهن në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre)",: ne kone, e cila vlen për pritjen e tyre. Sipas ixhmait, konsensusit te dijetarëve myslimane, shkurorëzimi në te përmuajshmet është i ndaluar...Shih: El xhamiu li ahkami’l kur’an, 18/153
([24]) Cituar nga Edebu’l islam, f: 146-147
([25]) Literatura e konsultuar:
". ". (Nisa, 3) për marrëdhënie intime) e me pas ia përhapë sekretet e saj (te njerëzit tjerë)". ". Shkurorëzimi i gruas ne periudhën e menjëhershme pas menstruacioneve është i lejuar tek disa dijetare, ndërsa urtësia e pritjes deri ne pastrimin e dyte ndoshta është bere me qellim qe burrit te ndërrojë mend e ta mbaje gruan e tij. në kohën e pastërtisë së tyre)"([23]). (Talak, 1) ". ". (Transmetim unanim) ". dhënëse) është me e mire se sa ajo e poshtmja (shtrënguara), dhe fillo (të shpenzosh) se pari nga ata qe i mban (familja)". (Buhariu) Pejgamberi, alejhi selam siguronte furnizimin e familjes se tij për një vit. Buhariu transmeton nga Omeri se: ". ". ". (Ebu Davudi) ". ". (Ebu Davudi) ". (Nisa, 19)". ". (Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ahmedi)". (si dhurate martesore për gruan)" [16]. : Lejohet qe mehr te jete mësimi i Kur’anit, hadithit, gjerave qe duhet ditur patjetër ne fe, apo edhe shkencave ekzakte te lejuara, për te cilat zakonisht merret shpërblim për mundin e derdhur. ".". ". ". i rrahë) ndërsa Muaviu është sa’luk; nuk ka pasuri. Por, martohu me Usamen, djalin e Zejdit". ([14]) ". ". (Ahmedi dhe Ebu Davudi)".".(të fejuarën) ngase kjo është me efektive ne bashkimin tuaj"([8]). (Sahih, shih: Silsiletu’s sahiha, 1/150)në fe)". (Muslimi) : Synimet e fejesës janë të shumta, si:: Martesa: Fejesa". (Tegabun, 14)(çobanë) dhe secili është përgjegjës për kopenë e vet".(Transmetim unanim)". (Tahrim, 6)
Sistemi familjar në Islam
Faqja
1
e
1
Similar topics
Similar topics
»
Screensavera Islam
»
Statusi i familjes në Islam
»
Film Dokumentar - Qytetërimi Islam
»
Të punuarit për Islam - Hoxhë Dr.Shefqet Krasniqi
»
Koha dhe vlera në Islam - Imam Arber Berisha
Drejtat e ktij Forumit:
Ju
nuk mund
ti përgjigjeni temave të këtij forumi
::
Islamishendrit
::
Të jetuarit MUSLIMAN
::
Islamishendrit
::
Të jetuarit MUSLIMAN