Untitled Document

Share
 

 Veprat me te dashura tek Allahu xheleshanuhu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Andi K.

Andi K.

Postimet : 295

Pikët : 931

Reputacioni : 7

Data e regjistrimit : 06/02/2013

Mosha : 31

Vendbanimi : Tetovë - Maqedoni


Veprat me te dashura tek Allahu xheleshanuhu Empty
MesazhTitulli: Veprat me te dashura tek Allahu xheleshanuhu   Veprat me te dashura tek Allahu xheleshanuhu I_icon_minitimeFri Sep 27, 2013 11:56 pm

Vizitor Faleminderit që vizituat këtë post! Allahu ju shperbleft!

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Çdo falënderim i përket Allahut, i Cili është Një, ndërsa paqja dhe bekimet qofshin mbi atë pas të cilit s’ka më të Dërguar. Sakaq…

1) Besimi i natyrshëm:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Feja më e dashur tek Allahu është besimi i natyrshëm.” (Shënon Ahmedi dhe Albani
e konsideron hasen)

2) Namazi, mirësjellja ndaj prindërve dhe xhihadi:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: ”Veprat më të dashura tek Allahu janë: Namazi në kohën e vet,  mirësjellja ndaj prindërve
dhe xhihadi në Rrugë të Allahut.” (E saktësoi Albani)

3) Besimi, mbajtja e lidhjeve farefisnore, urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Veprat më të dashura tek Allahu janë: Besimi në Allahun, mbajtja e lidhjeve farefisnore,
urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja.” (Albani e konsideron hasen)

4) Vazhdimësia në bindje (adhurim ndaj Zotit):
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Veprat më të dashura tek Allahu janë të vazhdueshmet edhe nëse janë të pakta.”
(Shënon Buhariu)


5) Përmendja e Allahut të Madhërishëm:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Vepra më e dashur tek Allahu është që ti të vdesësh dhe gjuha jote të jetë e lagur me
përmendjen e Allahut.”  (Albani e konsideron hasen)

6) Xhamitë:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, kurse vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet.” (Shënon Muslimi)

7) Fjala e vërtetë thënë prijësit të padrejtë:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Xhihadi më i dashur tek Allahu është t’i thuhet fjala e vërtetë prijësit të padrejtë.”
(Albani e konsideron hasen)

8)Fjala e sinqertë:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Fjala më e dashur tek unë është ajo më e sinqerta.”(Shënon Buhariu)

9) Agjërimi i Davudit, alejhi selam:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Agjërimi më i mirë është i Davudit; ai një ditë agjëronte dhe një ditë hante. Dhe namazi më
i mirë është ai i Davudit; ai flinte gjysmën e natës, falte një të tretën dhe flinte një të gjashtën”. (Shënon Buhariu)

10) Ngrënia e përbashkët:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Ushqimi më i dashur tek Allahu  është ai të cilin e hanë shumë persona bashkërisht.”
(Albani e konsideron hasen)

11) Thënia Subhanallahi ue bihamdihi:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Fjala më e dashur tek Allahu është: Subhanallahi ue bihamdihi – I Lartësuar qoftë Allahu
dhe Atij i përket falënderimi.” (Shënon Muslimi)

12) Thënia Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il-lAllah dhe Allahu Ekber:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Fjalët më të dashura tek Allahu janë katër: Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il-lAllah dhe
Allahu Ekber.” (Shënon Muslimi)

13) Karakteri i mirë:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Robërit më të dashur tek Allahu janë ata që kanë karakter më të mirë.” (Albani e konsideron hasen)

14) Emërtimi me emrin Abdullah dhe Abdurrahman:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Emrat më të dashur tek Allahu i Madhëruar janë: Abdullah dhe Abdurrahman.” (E saktësoi Albani)

15) T’u bësh dobi njerëzve, t'i gëzosh muslimanët, t'ua zbusësh dhembjet, t'ia paguash borxhin borxhliut dhe ta ushqesh të uriturin:

Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Njeriu më i dashur tek Allahu është ai që është më i dobishëm, ndërsa vepra më e dashur tek Allahu i Madhërishëm është ta gëzosh muslimanin, t’ia zbusësh dhembjen, t’ia paguash borxhin, t’ia largosh urinë. Të shkoj me vëllain tim musliman për t’ia kryer një nevojë është më e dashur tek unë sesa të bëj itikaf (të vetmohem) në xhami një muaj. Kush e frenon zemërimin, Allahu ia mbulon turpin. E kush
e frenon mllefin, e po të donte mund ta shfaqte, Allahu do t’ia mbush zemrën me kënaqësi Ditën e Kijametit. E kush shkon me vëllain e tij musliman për t’ia kryer një nevojë, Allahu do t’ia forcojë këmbët atë ditë kur  këmbët do të rrëshqasin. Dhe vërtet morali i keq e prish punën, ashtu siç e prish uthulla mjaltin.” (Albani e konsideron hasen)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://islamishendrit.albanianforum.net
 

Veprat me te dashura tek Allahu xheleshanuhu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Duaja e Zekerias që Allahu ti dhuronte një djalë
» Njeriu për të cilin Allahu e ndaloi perëndimin e Diellit
» Allahu nuk ia kthen duart bosh robit kur ai i ngre duart drejt Tij

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Islamishendrit :: Të jetuarit MUSLIMAN-