MUHAMEDI A.S.
HISTORIA E PROFETEVE
FILM DOKUMENTAR
»
PYETJE PERGJIGJE NE RAMAZAN
AGJERIMI DHE TRUPI I NJERIUT
TREGIME ISLAME
»
FIKH
AKIDE
KUR’AN
LIGJERATA ISLAME
»
JETA E VARRIT
DITA E GJYKIMIT
XHEHENEMI
XHENETI
KURANI DHE SHKENCA
Shoqata Kulturore
Islamishendrit
Advanced
Ballina
Forumi
Filma me titra
Shkarko
Multimedia
Hadithet e Buhariut
Thesari Ramazanit
Chat
Untitled Document
::
Islamishendrit
::
Të jetuarit MUSLIMAN
Share
Veprat me te dashura tek Allahu xheleshanuhu
Andi K.
Postimet
:
295
Pikët
:
931
Reputacioni
:
7
Data e regjistrimit
:
06/02/2013
Mosha
:
31
Vendbanimi
:
Tetovë - Maqedoni
Titulli: Veprat me te dashura tek Allahu xheleshanuhu
Fri Sep 27, 2013 11:56 pm
Vizitor
Faleminderit që vizituat këtë post! Allahu ju shperbleft!
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Çdo falënderim i përket Allahut, i Cili është Një, ndërsa paqja dhe bekimet qofshin mbi atë pas të cilit s’ka më të Dërguar. Sakaq…
1) Besimi i natyrshëm:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Feja më e dashur tek Allahu është besimi i natyrshëm.” (Shënon Ahmedi dhe Albani
e konsideron hasen)
2) Namazi, mirësjellja ndaj prindërve dhe xhihadi:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: ”Veprat më të dashura tek Allahu janë: Namazi në kohën e vet, mirësjellja ndaj prindërve
dhe xhihadi në Rrugë të Allahut.” (E saktësoi Albani)
3) Besimi, mbajtja e lidhjeve farefisnore, urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Veprat më të dashura tek Allahu janë: Besimi në Allahun, mbajtja e lidhjeve farefisnore,
urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja.” (Albani e konsideron hasen)
4) Vazhdimësia në bindje (adhurim ndaj Zotit):
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Veprat më të dashura tek Allahu janë të vazhdueshmet edhe nëse janë të pakta.”
(Shënon Buhariu)
5) Përmendja e Allahut të Madhërishëm:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Vepra më e dashur tek Allahu është që ti të vdesësh dhe gjuha jote të jetë e lagur me
përmendjen e Allahut.” (Albani e konsideron hasen)
6) Xhamitë:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, kurse vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet.” (Shënon Muslimi)
7) Fjala e vërtetë thënë prijësit të padrejtë:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Xhihadi më i dashur tek Allahu është t’i thuhet fjala e vërtetë prijësit të padrejtë.”
(Albani e konsideron hasen)
8)Fjala e sinqertë:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Fjala më e dashur tek unë është ajo më e sinqerta.”(Shënon Buhariu)
9) Agjërimi i Davudit, alejhi selam:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Agjërimi më i mirë është i Davudit; ai një ditë agjëronte dhe një ditë hante. Dhe namazi më
i mirë është ai i Davudit; ai flinte gjysmën e natës, falte një të tretën dhe flinte një të gjashtën”. (Shënon Buhariu)
10) Ngrënia e përbashkët:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Ushqimi më i dashur tek Allahu është ai të cilin e hanë shumë persona bashkërisht.”
(Albani e konsideron hasen)
11) Thënia Subhanallahi ue bihamdihi:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Fjala më e dashur tek Allahu është: Subhanallahi ue bihamdihi – I Lartësuar qoftë Allahu
dhe Atij i përket falënderimi.” (Shënon Muslimi)
12) Thënia Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il-lAllah dhe Allahu Ekber:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Fjalët më të dashura tek Allahu janë katër: Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il-lAllah dhe
Allahu Ekber.” (Shënon Muslimi)
13) Karakteri i mirë:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Robërit më të dashur tek Allahu janë ata që kanë karakter më të mirë.” (Albani e konsideron hasen)
14) Emërtimi me emrin Abdullah dhe Abdurrahman:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Emrat më të dashur tek Allahu i Madhëruar janë: Abdullah dhe Abdurrahman.” (E saktësoi Albani)
15) T’u bësh dobi njerëzve, t'i gëzosh muslimanët, t'ua zbusësh dhembjet, t'ia paguash borxhin borxhliut dhe ta ushqesh të uriturin:
Bazuar në fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Njeriu më i dashur tek Allahu është ai që është më i dobishëm, ndërsa vepra më e dashur tek Allahu i Madhërishëm është ta gëzosh muslimanin, t’ia zbusësh dhembjen, t’ia paguash borxhin, t’ia largosh urinë. Të shkoj me vëllain tim musliman për t’ia kryer një nevojë është më e dashur tek unë sesa të bëj itikaf (të vetmohem) në xhami një muaj. Kush e frenon zemërimin, Allahu ia mbulon turpin. E kush
e frenon mllefin, e po të donte mund ta shfaqte, Allahu do t’ia mbush zemrën me kënaqësi Ditën e Kijametit. E kush shkon me vëllain e tij musliman për t’ia kryer një nevojë, Allahu do t’ia forcojë këmbët atë ditë kur këmbët do të rrëshqasin. Dhe vërtet morali i keq e prish punën, ashtu siç e prish uthulla mjaltin.” (Albani e konsideron hasen)
Veprat me te dashura tek Allahu xheleshanuhu
Faqja
1
e
1
Similar topics
Similar topics
»
Duaja e Zekerias që Allahu ti dhuronte një djalë
»
Njeriu për të cilin Allahu e ndaloi perëndimin e Diellit
»
Allahu nuk ia kthen duart bosh robit kur ai i ngre duart drejt Tij
Drejtat e ktij Forumit:
Ju
nuk mund
ti përgjigjeni temave të këtij forumi
::
Islamishendrit
::
Të jetuarit MUSLIMAN
::
Islamishendrit
::
Të jetuarit MUSLIMAN