Untitled Document

Share
 

 Dhjami i pulës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Andi K.

Andi K.

Postimet : 295

Pikët : 931

Reputacioni : 7

Data e regjistrimit : 06/02/2013

Mosha : 31

Vendbanimi : Tetovë - Maqedoni


Dhjami i pulës  Empty
MesazhTitulli: Dhjami i pulës    Dhjami i pulës  I_icon_minitimeSat Sep 28, 2013 12:00 am

Vizitor Faleminderit që vizituat këtë post! Allahu ju shperbleft!
Një herë e një kohë, jetonte një baba i cili bënte ç’është e mundur për të siguruar bukën e gojës për veten dhe familjarët e tjerë. Një ditë, ai dëgjon mbi një ishull plot e përplot me diamante dhe gurë të çmuar. Kështu, pasi i kishte lënë familjes një sasi të hollash të cilat do u mjaftonin për një vit, ai mori rrugën drejt ishullit.
Pasi kishte udhëtuar disa javë nga njëri det në tjetrin, më në fund babai në fjalë mbërriti në ishullin aq shumë të kërkuar. Kur pa se fjalët e përhapura ishin të vërteta dhe se gjithandej shihje vetëm diamante, ai u ngazëllye nga gëzimi. Pa ia zgjatur, ai përveshi mëngët dhe i hyri punës duke mbledhur diamantet që gjendeshin mbi tokë, si të ishin gurë. Para se të marrë rrugën për në shtëpi bashkë me pasurinë e mbledhur, ai vendosi ta shpërblejë veten me një vakt në hotelin më luksoz të ishullit.
Pasi e kishte ngrënë të gjithë ushqimin që i ishte ofruar, babai nxjerr një diamant nga qesja që mbante në dorë dhe ia zgjat kamerierit, duke i thënë që ta mbajë kusurin për vete. Por si për çudi, kamerieri e refuzoi diamantin me ironi. Kamerieri i tha se diamantet nuk kishin asnjë vlerë në atë ishull dhe se gjëja e vetme me vlerë ishte dhjami i pulës. Mandej, kamerieri e pyeti babanë:”Mos ke ndonjë copë dhjamë pule me vete? Ai është malli më i shtrenjtë dhe më i rrallë në ishull.”
Padyshim që babai në fjalë nuk kishte as dhe një copë të vogël dhjami pule. E ku i kishte vajtur në mendje se dhjami i pulës është kaq i shtrenjtë në këtë ishull?! Duke mos ditur me ç’ta paguajë faturën e atij vakti aq të shijshëm, babai u detyrua të punësohet në hotel derisa të shlyejë borxhin. Kështu, ai i hodhi diamantet e mbledhur gjer atëherë dhe i hyri punës në kuzhinë. Pas disa muajsh, drejtori i hotelit vuri re shkathtësinë dhe energjitë e tij dhe e ngriti në detyrë. Pas një viti, babai e kishte paguar borxhin, madje kishte vënë mënjanë aq dhjamë pule saqë të konsiderohej pasanik në ishull. Ngaqë e kishte marrë dhe malli për fëmijët dhe familjen, ai vendosi të kthehej në shtëpi për të qenë sa më pranë tyre.
Kur familja dëgjoi se po vjen, i dolën para në port për ta pritur. Me të zbritur nga anija, të gjithë iu hodhën në qafë, por menjëherë zunë hundët me duar, ngaqë i vinte një erë e qelbur që se duronin dot. Babai hapi çantën e tij dhe duke nxjerrë copën e dhjamit të pulës, i tha të shoqes:”Shiko e dashur! Tashmë jemi të pasur!”
Duke mos dashur tu besojë veshëve dhe syve, e shoqja e pyeti:”Mos je çmendur kështu?! Pas një viti larg, na kthehesh me një copë dhjami pule?! Ku janë diamantet? A nuk vajte për të mbledhur diamante, apo ke harruar?!”
Atëherë, babai e kujtoi shkakun kryesor që e kishte bërë të marrë atë rrugë të largët. Mandej, futi dorën thellë në çantë dhe që andej nxori diamantin e vetëm që i kishte mbetur, por që mjaftonte për të shlyer borxhet dhe për t’ia filluar nga e para.
Morali:
Shpesh herë na ndodh që ta harrojmë qëllimin dhe objektivin tonë kryesor në jetë, duke u dhënë pas gjërave pa vlerë. Kështu, duke humbur objektivin kryesor, ne kapemi fort pas “dhjamit të pulës” që kemi përreth, i cili na duket gjithë vlera për një farë kohe. Çdo individ dhe kompani duhet të përcaktojë dhe kristalizojë objektivin, misionin dhe vlerat në jetë.

Perktheu: Elmaz Fida/AO/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://islamishendrit.albanianforum.net
 

Dhjami i pulës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Multimedia :: Tregime Islame-