Untitled Document

Share
 

 Si ta mposhtim etjen kur jemi agjerueshem?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Elmedin Mustafa

Elmedin Mustafa

Postimet : 7

Pikët : 19

Reputacioni : 0

Data e regjistrimit : 05/04/2014


Si ta mposhtim etjen kur jemi agjerueshem? Empty
MesazhTitulli: Si ta mposhtim etjen kur jemi agjerueshem?   Si ta mposhtim etjen kur jemi agjerueshem? I_icon_minitimeSun May 04, 2014 9:33 pm

Me hyrjen e muajit të begatë të Ramazanit në stinën e verës agjëruesit i vështirësohet më shumë çështja e etjes normale kjo për zgjatjen e kohës së agjërimit më shumë se 14 orë në ditë të nxehta.Duke bërë që organizmi të ketë humbje të vazhdueshme të ujit gjatë këtyre orëve. Deri në kohën e Iftarit kur nevoja bëhet e patjetërsueshme për të zëvendësuar menjëherë lëngjet e humbura nga indet gjatë ditës.
Uji është problem kryesor ndoshta me të cilin agjëruesi ndeshet gjatë ditëve të verës dhe shumë njerëz mendojnë se që të pish sasi të madhe uji në kohën e syfyrit (koha kur fillon agjërimi herët në mëngjes pa filluar agimi), do të eliminonte ndjenjën e etjes gjatë ditës. Por ky është një mendim dhe bindje e gabuar, për shkak se shumica e atij uji është e tepërt dhe mbi nevojat e organizmit, kështu që veshkat e nxjerrin jashtë atë brenda pak orësh.

Temperatura e ujit që pimë veçanërisht në çeljen e Iftarit (në mbrëmje, kur mbaron koha e agjërimit) duhet të jetë mesatare dhe jo e ftohtë, sepse uji i ftohtë dhe i akullt nuk e largon etjen por shkakton tkurrje të enëve të vogla të gjakut dhe si pasojë dobësim të tretjes. Po kështu, pirja e ujit gjatë ngrënies është shumë e gabuar sepse nuk i lë mundësi tretjes të bëhet normalisht. Për të pasur një tretje të mirë, duhet që ushqimi të përtypet mirë.
Këshillohet konsumimi i perimeve dhe frutave të freskëta gjatë natës dhe në kohën e syfyrit sepse këto ushqime kanë përmbajtje të madhe të ujit dhe qumështit që qëndron për një kohë të gjatë në zorrë, gjë që do të pakësonte ndjesinë e urisë dhe të etjes gjatë ditës; kujdes nga përdorimi i tepërt i kripës në sallatë, madje sa më pak kripë aq më mirë, dhe kujdesu që të shtosh limon në sallatë.
Largoju ushqimeve të kripura në kohën e syfyrit. Jo peshk të kripur, jo turshi, sepse këto e shtojnë nevojën e trupit për ujë gjatë ditës.

Këshillojmë gjithashtu të bëhet kujdes nga pirja e lëngjeve që përmbajnë lëndë të fabrikuara, ngjyrosës apo sasi të mëdha sheqeri, sepse këto lëndë e shtojnë ndjesinë e etjes dhe shkaktojnë dëme të mëdha shëndëtesore. Si dhe alergji posaçërisht tek fëmijët. Këto lëngje duhet t’i zëvendësoni me lëngje të fresKëta dhe fruta. Duhet pasur Kujdes Gjithashtu nga pijet me gaz sepse ato ndiKojnë shumë negativisht në stomak ulin cilësinë e tretjes dhe shkaktojnë çrregullime të saj. Përmbajuni të mesmes në gjithçKa dhe mos e teproni, ashtu si thotë Zoti në Kuran:

“O bijtë e Ademit vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni! Hani e pini, por mos e teproni, se Ai nuk i do ata që e teprojnë” [El A’raf. 31].
Agjëruesi mundet që me ndjekjen e një sistemi ushqimor të shëndetshëm, ta përballojë etjen gjatë orëve të nxehta të ditës dhe ky sistem bazohet në largimin nga ushqimet që përmbajnë sasi të madhe të erëzave sidomos në kohën e syfyrit, sepse pas konsumimit të tyre do të duhet të pish sasi të mëdha uji.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Si ta mposhtim etjen kur jemi agjerueshem?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Thesari Ramazanit :: Agjerimi dhe trupi i njeriut-