Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin e shenjtë: “Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini”. {El-Bekare: 184}.
Shkencëtarët sot e shikojnë agjërimin si një dukuri aktive të natyrshme, ku shëndeti i plotë nuk mund të vazhdojë pa të.Ai njeri që nuk agjëron, egziston që mund të goditet nga sëmundje të ndryshme. Një prej shkencëtarëve Amerikan Mack Fadon thotë se të gjithë njerëzit kanë nevojë që të agjërojnë edhe nëse nuk është i sëmurë me ndonjë sëmundje, sepse helmet e ushqimeve mblidhen brenda trupit të njeriut dhe e bën atë si një të sëmurë duke e rënduar dhe pakësuar aktivitetin e tij. Kur njeriu agjëron i pakësohet pesha, ndërsa helmet e grumbulluara prej ushqimeve në trupin e tij pastrohen duke u larguar plotësisht. Në të njëjtën kohë ripërtërihen qelizat e trupit pas 20 ditësh pas iftarit, duke e ndier veten më aktiv dhe më të fortë se sa më përpara.
Dobitë e agjërimit:
Qetësia e trupit dhe kurimi i plagëve.
Thithjen e lëndëve të mbetura në stomak, ku qëndrimi i tyre për një kohë të gjatë i transformon në mbeturina helmuese.
Përmirësimi i proçesit të tretjes dhe absorbimit (thithjes).
Aparatet e nxjerrjes rikthejnë aktivitetin dhe gjallërinë e tyre duke përmirësuar proçeset në pastrimin e trupit,duke stabilizuar gjakun dhe lëngjet në trup.
Rigjallërimi i qelizave në të gjithë trupin.
Zbukurimin dhe pastrimin e lëkurës.
Aleksis Karel, i cili ka fituar çmimin nobel në mjekësi thotë: “Të ngrënit e shpeshtë të ushqimit paralizon detyrat të cilat luajnë një rol të rëndësishëm e cila është ambjentimi me ushqimin e pakët.
Allahu thotë në kuranin e shenjtë:“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat”. {El-Bekare: 183}.
Agjërimi është shëndeti më i mirë për njeriun e cila të ruan trupin në formë dhe gjendjen shpirtërore. Holbrook thotë: Agjërimi nuk është lojë magjike kalimtare, por është padiskutim siguria e vetme për një shëndet sa më të mirë.
Doktor Liek thotë:Trupi nëpërmjet agjërimit ruhet prej sforcimit dhe fiton energjinë e caktuar për tretje, duke e rezervuar për aktivitete të tjera që kanë shumë rëndësi si mjekimi i plagëve dhe luftimi i sëmundjeve.
Tom Berns thotë: Pamvarësisht se unë e fillova agjërimin me qëllim që të pakësoj peshën e tepërt të trupit, por unë kuptova se agjërimi
është shumë i dobishëm për të aktivizuar trurin, i cili ndihmon të shikosh sa më qartë dhe me ide të reja, përqendrime emocionale. E ndiej se jam pastruar edhe nga ndjenjat negative si zilia, xhelozia, dëshira për mbizotëruar të tjerët dhe mu larguan edhe ndjenjat e mërzisë.
Agjërimi ul përqindjen e sheqerit në gjak në nivelin më të ulët, duke i dhënë gjëndrës së pankreasit shansin për qetësi. Nëse ushqimi ka një sasi të konsiderueshme insuline, pankreasi goditet nga lodhja e tepërt dhe nuk e kryen detyrën e vet në mënyrën e duhur, ku pastaj shfaqet edhe diabeti. Agjërimi është padyshim doktori më i mirë dhe më i lirë, i cili të mbron nga sëmundjet e lëkurës, nga ataku i zemrës dhe i trurit dhe të mbron nga dhimbjet e kyçeve. Agjërimi është çelësi i shëndetit.Agjërimi i jep trupit shansin për rigjenerim, ku gjaku bëhet më i pastër.
Profesor Nikola Bilui nga Moska në librin e tij “Uria për hir të shëndetit” thotë: Çdo njeri duhet ta praktikojë agjërimin duke e ndaluar veten nga ushqimi për katër javë çdo vit, në mënyrë që të gëzojë shëndet të mirë gjatë gjithë jetës. Koha e agjërimit është nga lindja e agimit deri në perëndimin e diellit. Studimet shkencore kanë zbuluar se koha më e përshtatshme për agjërim duhet të zgjasë nga 12-18 orë, dhe nëse tejkalohet më shumë se 31 ditë rrezikon të ketë pasoja negative.
Pejgamberi alejhi selam thotë: “Kini kujdes nga agjërimi pa ndërprerje.Sahabet i thonë:Edhe ju o i dërguari i Allahut po agjëroni pa ndërprerje! Pejgamberi u thotë: ju nuk jeni si unë, sepse mua më ushqen dhe më jep të pi Zoti im”. Është shumë e rëndësishme të ngrënit e syfyrit dhe të iftarit, sepse ato i japin trupit fuqi me aminoacide, ku pa ato trupi mund të ketë pasoja të rrezikshme. Pejgamberi Muhamed alejhi selam thotë:“Ymeti im do të vazhdojë të jetë në mirësi përderisa e shpejtojnë iftarin dhe e vonojnë syfyrin. Agjërimi nga ndalimi i ushqimit, pijes dhe marrëdhënieve intime është siguri nga rreziqet që mund të dëmtojnë shëndetin.
Lënia e agjërimit për të sëmurin dhe udhëtarin është e lidhur me vështirësitë. Allahu i Madhëruar thotë:“Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër le të agjërojë më vonë aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’ju lehtësojë dhe jo që t’ju vështirësojë”. {El-Bekare: l85}.
Agjërimi është mjeti i vetëm që ka një efekt të dukshëm në pastrimin e helmeve të mbetura në trup, ku kanali i tretjes pastrohet plotësisht nga mikrobet përgjatë një jave agjërim. Gjithashtu vazhdon pandërprerë proçesi i pastrimit dhe nxjerrjes së tepricave dhe helmeve nëpërmjet sekrecioneve, pyshtymës, jargëve, lëngjeve të pankreasit, hundëve, urinës dhe djersëve.
Teknika më e lirë e cila ka shumë dobi është agjërimi. Agjërimi për myslimanët është një prej adhurimeve të veçanta me të cilën vetë Zoti shpërblen për të. Pejgamberi Muhamed alejhi selam thotë: “Agjërimi është mbrojtje”. Mbrojtja është diçka nga e cila ruhesh nga rreziqet dhe armiqtë. Shtrohet pyetja: Cilat janë rreziqet dhe kush janë armiqtë, ku agjërimi qëndron midis nesh dhe atyre? Shkencëtarët thonë se gjëja më e rrezikshme për jetën e njeriut janë helmet e mbetura brenda në trup, duke e bërë trupin të pafuqishëm dhe janë përgjegjëse në plakjen e hershme tek njeriu.
Secili prej nesh konsumon 500 cm3 nëpërmjet ajrit të ndotur, ushqimit të ndotur, ujit të ndotur bile e dhe celularët ndikojnë me një sasi helmesh në trup.Trupi i thith helmet dhe i mjekon po vetë, por nëse sasia e helmit shtohet më shumë se kufiri i lejuar, atëherë trupi është në gjendje të sëmurë. Agjërimi punon porsi një armë e fshehtë duke i luftuar helmet dhe pastruar trupin pa ndikuar në pjesët e tjera. Agjërimi punon edhe për riparimin e qelizave të trupit.
Allahu na e dhuroi ne këtë adhurim si detyrë me të cilën afrohemi me Allahun ku sevapi i saj është shumë i madh, saqë ka caktuar edhe një derë të veçantë ky do të hynë vetëm agjëruesit. Nga dobitë e agjërimit është se aktivizon sistemin e imunitetit, i cili është porsi një ushtri e cila ruan trupin nga sulmet e viruseve, bakterieve të dëmshme duke e mbrojtur trupin nga çdo trup i huaj që hyn në trup. Agjërimi i forcon këta ushtarë duke i stërvitur dhe mobilizuar. Është si një armë aktive e cila ndihmon trupin për të mbrojtur vetveten. Gjithashtu agjërimi lehtëson çrregullimet nervore duke mpirë dhe çaktivizuar qendrat aktive në tru.Agjërimi aktivizon qelizat e trurit, duke i riprogramuar dhe shtuar aftësinë e saj në punë dhe kontrollin e vetvetes. Sipas studimeve shkencore, një ditë agjërim e pastron trupin nga tepricat dhe helmet për dhjetë ditë, prandaj tani ne mund të kuptojmë edhe urtësinë e agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Sheual pas Ramazanit. 30 + 6 = 36 ditë.
Pejgamberi Muhamed alejhi selam thotë:“Ai që agjëron Ramazanin dhe e pason edhe me gjashtë ditë të muajit pasardhës të Sheualit, është sikur të ketë agjëruar gjatë gjithë kohës (vitit)”.Transmeton Muslimi.
Ebu Hurejra ka thënë:“Më ka-këshilluar i dashuri im me tre gjëra: “Të agjëroj tre ditë në çdo muaj hënor (13, 14, 15), të fal dy rekate namaz duha të paradites dhe të fal namazin e vitrit para se të flej gjumë”.Transmeton Buhariu.
Është zbuluar vitet e fundit se Hëna në ditët 13, 14, 15 shkakton një presion nervor dhe një gjendje shpirtërore të ngarkuar, ku disa njerëz goditen edhe nga sëmundja e çmendurisë nga Hëna. Kjo ndodh edhe për shkak të baticës mujore që ndodh në oqeane, detëra, lumenj dhe liqene për shkak të pozicionit të Hënës.
Meqenëse edhe njeriu është i përbërë 70% prej uji, atëherë batica ndikon edhe tek trupi i njeriut, ashtu siç ndodh në të gjithë rruzullin në zonat ujore.
Gjithashtu pejgamberi Muhamed alejhi selam kur hante iftarin e fillonte me hurmë arabije, dhe nëse nuk gjente e fillonte me ujë. Efekti i hurmës është i menjëhershëm ku njeriu ndjehet i ngopur për shkak të sheqerit, sepse trupi e thith menjëherë dhe ai arrin në gjak për disa minuta, duke i dhënë trupit energjinë e duhur për të filluar aktivitetin e zakonshëm. Ndërsa mishi, perimet dhe buka kërkojnë një kohë më të gjatë për tretje dhe transformimi në sheqer kërkon një kohë më të gjatë, dhe njeriu nuk i ndjehet i ngopur duke e mbushur stomakun më shumë se sa duhet sepse mendon se është i uritur, ndërsa agjërimi e humb atë ndikim të fortë në ruajtjen e shëndetit dhe elegancës. Ky ligj hyjnor, i cili përshin sekrete tepër të saktanë mjekësi, është e pamundur në kohën që ka zbritur kurani që njeriu t’i dinte këto gjëra. Kjo gjë tregon se burimi i këtij libri është hyjnor. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: Atë e ka shpallur Ai që di fshehtësitë e qiejve dhe tëTokës.Ai fal shumë dhe është Mëshirues” {El-Furkan: 6}.
All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë:“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El – Bekare, 183)
Muaji i Ramazanit është dhe vlerësohet si kreator i energjisë shpirtërore.
Është muaji i faljes dhe mëshirës, në të cilin Ail-llahu i Lartësuar shpall amnistinë e Tij hyjnore për besimtarët. Agjërimi është institucion i edukimit shpirtëror dhe muaji i Ramazanit është periudha e lulëzimit të vlerave shpirtërore dhe humane.
Agjërimi kultivon tek njeriu virtytin e çiltërsisë shpirtërore, për arsye se individi kur agjëron, këtë akt ia dedikon Zotit të Gjithësisë.
Individi që e kryen këtë ritual në mënyrë të përpiktë, padyshim është një njeri që mund t’i disiplinojë dëshirat dhe pasionet e tij nga ngacmimet instiktive materiale. Ky person karakterizohet si një personalitet dhe karakter të lartë devocioni.
Institucioni i agjërimit na ofron mundësinë që t’i akordojmë natyrës dhe karakteret tona dhe njëkohësisht të zhvillohen tek ai cilësitë e durimit, ekuilibrit, kontrollit dhe vetëpërmbajtjes.
Gjatë gjithë jetës njeriu dhe forca e besimit të tij sprovohet me vështirësi, fatkeqësi e prova të vështira, dhe njeriu nëse arrin të triumfojë, atëherë tek ai do të zhvillohet një forcë shpirtërore e cila do ta parandalonte nga mëkatet dhe dëshirat djallëzore.
Është pikërisht ky mesazhi kuptimplotë i agjërimit.Të agjërosh prej të ngrënit, të pirit, dëshirave tunduese,shikimeve provokuese, prej të folurit përgojues, shpifjeve, ofendimeve, sharjeve, prej të menduarit djallëzor, ndaj intrigave, komploteve dhe prapaskenave.
Është pikërisht ky ridimensioni i vlerave të karakterit njerëzor.
Agjërimi vendos një ekuilibër të përkohshëm mes trupit dhe shpirtit që ata të përjetojnë së bashku një ekzistencë të harmonizuar paqësore.
Kuptimi i vërtetë i fjalës arabe es-saum (agjërim) d.m.th. pushim, qetësi. Kjo d.m.th. që sistemi gastro-intestinal, gjenital, gjuha, sytë dhe veshët, etj. u japim pushim.
Në realitet, agjërimi është një siguri plotësuese për proçeset regjenerative në organizëm. Proçesi i regjenerimit të trupit dhe trurit, duke përfshirë molekulat e memories,fillon kur trupi pushon, sidomos gjatë periudhës së gjumit të thellë. Gjumi gjatë ramazanit është shumë më intensiv se gjumi në periudhat tjera. Dy orë gjumë gjatë ramazanit janë më të ëmbël dhe më të bukur se disa orë në situata tjera. Meqë agjërimi nuk kalon 14 orë në ditë, gjendja stabile
e organizmit është rezultat i mekanizmit të koordinuar psikologjik. Për këtë hulumtimet e bëra në shumë qendra botërore të mjekësisë tregojnë rezultate fantastike biokimike të gjakut.
Gjatë agjërimit, magneziumi në serum rritet. Magneziumi ka efekt mbrojtës kardiak dhe shfrytëzohet në prevenimin dhe shërimin e sulmeve kardiake.
Ai në vete përmban cilësi anti-platelitale dhe mbron nga përhapja e koagulimit.
Është stabilizator i membranës i cili ndikon në rrjedhën e sodiumit, potasiumit dhe kalciumit në nivelin e membranës. Për këtë ai mbron nga disritmitë e zemrës dhe trurit.
Agjërimi nëpërmes efekteve të dobishme të magneziumit, para- pengon formimin e ateromeve dhe tretë pllakat ateromatike të cilat janë përgjegjëse për sulme në zemër dhe tru. Për këtë agjërimi merr pjesë aktive në revitalizimin e trupit.
Magneziumi rrit aktivitetin fibrinolitik të gjakut dhe prevenon dhe fibrinolizën e koagulëve të rinj.
Ramazani ofron shpirt të shëndoshë dhe trup të shëndetshëm. Gjatë agjërimit takimi i hormoneve nëpërmes gjëndrës së hipofizës rritet, ngase ekziston hormoni anabolik për sintezën e proteinave dhe kolagjenëve i cili prodhon baraspeshën pozitive të azotit. Ai gjithashtu stimulon eritropoezën dhe sintezën e kolagjenit.
Gjatë agjërimit, namazit dhe përvojave të ndryshme shpirtërore në Ramazan, substanca të caktuara endogjene nëpërmes trurit dhe palcës kurrizore lirohen në organizëm.
Këto substanca quhen opoide. Këto përfshijnë enkefalinën dhe endorfinën që janë përgjegjës për eufori, qetësi dhe çiltërsi gjatë kësaj periudhe.
Endorfina dhe enkefalina janë dominues natyral të dhembjes. Endorfina është përgjegjës për ndjenjën e kënaqësisë të cilën e përjetojnë shumë njerëz pas ushtrimeve të sforsuara. Endorfina dhe enkefalina derivohen nga beta – lipotropina.
Gjatë lirimit ky ndahet duke formuar tre produkte aktiv kryesor që quhen meta-enkefalina, gama-endorfina dhe beta-endorfina.
Beta-endorfina është më aktivi.Ai është njëzet herë më i fuqishëm se morfina.
Përveç që eliminojnë dhimbjen këta analgjetik narkotik shkaktojnë një ndjenjë të fuqishme të euforisë. Kjo ndjenjë pjesërisht është përgjegjëse për sjelljen psikologjike të personave të caktuar që agjërojnë.
Nëse, p.sh. një atlet lëndohet gjatë garimit, ushtari gjatë luftës, ose personi që agjëron, ndoshta edhe nuk e vëren plagën, përderisa mundi i tyre nuk përfundon. Kjo ndodhë për arsye se truri prodhon sasi shumë të mëdha të endorfinës ose enkefalinës në periudhën e stresit intensiv, shqetësimit ose gjatë agjërimit.Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojnë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me edem, dhe ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me presionin e lartë të gjakut.
Rekalibrimi enzimatik:
Gjatë agjërimit, trupi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimet e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, shpenzimin e rezervave dhjamore dhe rezervimin e £7S
proteinave. Ky është edhe shkaku i përmirësimeve në gjendjen klinike të pacientëve.
Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit zvogëlon stresin.Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.
Detoksifikimi:
Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi, si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe —
mbetje të tjera toksike. =
Neuroadoptimi: ^
Agjërimi ndihmon senzorët e shijes që të përshtaten me një nivel
më të ulët të kripës që merret me ushqimin, kjo gjë i mundëson
trupit të adoptohet me shpejtësi me një dietë të shëndetshme me —
më pak kripë.
Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin nervor. Zvogëlon
shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.
Hipertensioni është shkaktar kryesor që kontribuon në vdekjet dhe dëmtimet në shoqëritë e industrializuara.
Në vitin 1984, qendra shëndetësore “Tru North Health Center” në SHBA, bëri një studim me 174 pacientë me hipertension. Kurimi ishte qëndrimi pa ngrënë.vetëm më”ujë.90% të pacientëve u shëruan plotësisht e nuk patën më nevojë për ilaçe.
Gjatë agjërimit, palca e kockave (vendi ku prodhohet gjaku) ngac- mohet dhe shtohet sasia e prodhuar e gjakut.
Gjatë agjërimit ekuilibri i ujit mes qelizave dhe brenda tyre zbret në minimum. Kështu në funksionet qelizore ndodh një qetësim i rëndësishëm.
Agjërimi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor dhe trupor si dhe stabilizon efektet e tërheqjes hënore mbi organizëm.
Largimi i Hënës nga Toka siç ndikon mbi detrat dhe oqeanet, po ashtu ndikon dhe mbi trupin e njeriut që ka mbi 70% ujë.
Rekomandohet agjërimi i ditëve 13-14-15 sipas kalendarit hënor, pasi janë ditët kur rritet në maksimum tërheqja hënore dhe efektet e saj negative në organizëm.
Agjërimi është sekret i jetëgjatësisë.
“Po ta dini agjërimi është më i dobishëm për ju.” (El – Bekare, 184) Në realitet, qëllimi i vetëm i krijimit siç e përshkruan Kur’ani fisnik është adhurimi dhe lartësimi i Zotit.Ai është motivi i njohjes, perceptimit të së vërtetës, drejtësisë, dashurisë, mëshirës, vëllazërisë e moralit njerëzor.
Kjo vërtetësi e ka shoqëruar gjithnjë shoqërinë njerëzore me anë të shpalljes hyjnore.
Agjërimi dhe bioritmi
Besimtari që nga fëmijëria ka agjëruar rregullisht ka qenë i ekspozuar situatave të ndryshme, të ndritshme e të errëta, së paku gjatë një dite të muajit hënor.
Për këtë, padyshim ai shumë më lehtë për shkak të situatave të ndryshme shumë shpejtë sinkronizon bioritmin e tij ditor, mujor dhe vjetor.
Kjo orë biologjike kryesore, e cila ka një cikël jetësor prej 24 orësh, është e vendosur në nukleusin hipotalamik. E përbërë prej 10.000 nervave, ndodhet tre centimetra pas syrit (myasma opticus).
Myslimanët të cilët kanë pasur çrregullim të cikleve ditore zgjuar/ gjumë, gjatë një viti hënor, por rregullisht kanë agjëruar, më shpejtë adaptohen në kushtet e ndryshme të udhëtimit ndërkombëtar. Ata nuk kanë kurrfarë pengesa, përderisa kalojnë zonat kohore dhe nuk vuajnë nga sëmundjet dhe lodhjet të cilat përjetohen pas udhëtimit të gjatë me aeroplan.
Menjëherë posa të përfundojë Ramazani, ritmi i ciklit normal jetësor i cili zgjat 24 orë te agjëruesit, ditën e parë të muajit tjetër, shevval me shpejtësi të madhe ekuilibrohet. Kjo d.m.th. që bioritmi në Bajram arrin të njëjtin nivel para Ramazanit.
Për resikronizimin e punëtorëve në ndërresat nevojitet periudhë prej tri javësh.
Meqë myslimanët të cilët agjërojnë, vetvetiu adoptojnë proçesin e resinkronizimit gjatë periudhës e cila zgjat katër javë në Ramazan, problemet shëndetësore të tyre (që kanë punëtorët në ndërresa) janë të parëndësishëm.
Dobitë e namazit të natës:
Përveç kësaj, kontaktet shoqërore gjatë teravisë apo namazit të natës si dhe aktivitetet tjera shoqërore-shpirtërore vepron si dhurues i kohës (zeitgeber).Ai rregullon ritmet biologjike të desinkronizuara.
Gjatë vitit, myslimani i rëndomtë, kryen obligimin e tij ditor (namaz) pesë herë. Kjo praktikë i jep aftësi fizike secilit muskul në trup. Gjatë muajit të agjërimit namazet shtesë si i teravisë dhe i natës, shpenzon afër 200 kalori.
Kjo praktikë shpenzon të gjitha ekstra kaloritë që futen gjatë iftarit. Njëkohësisht glukoza në gjak rritet, ndërsa gjatë namazit ajo oksidohet në CO 2 dhe H 20.
Lëvizjet fizike gjatë nafilës japin ndjenjën e fleksibilitetit, koordinimit dhe relaksimit. Ai, gjithashtu, zvogëlon stresin, mënjanon brengën dhe depresionin.
Gjatë faljes së teravisë (kijam) tajitet adrenalina dhe moradrenalina. Ata janë përgjegjës për dinamizëm konstant i cili kombinohet me qetësi dhe çiltërsi si pasojë e sekrecionit të enkefalinës, endorfinës, dinorfinës, etj.
Kjo e bën namazin e natës unikal në kuptim që të i njëjti individ kombinohet dinamizmi me’çiltërsinë, euforinë dhe dignitet.
Është vërejtur që gjatë aktivitetit të kontinuar, efekti i adrenalinës dhe moradrenalinës gjatë mbetet pas përfundimit të namazit të natës.
Bile edhe sjellja e nijetit për namaz ka pjesëmarrje në aktivizimin e sistemit nervor simpatik.
Lëvizjet e rregullta dhe të sinkronizuara të trupit gjatë namazit ofrojnë fuqinë e muskujve, elasticitetin, fleksibilitetin e nyjeve dhe rezervës kardiovaskulare.
Lëvizjet e trupit ndihmojnë prevenimin e osteoporozës te të mo- shuarit. Forcimi i pompës së muskujve të nëngjunjëve me lëvizje aktive të nyjeve në këmbë, prevenohet tromboza e thellë e venave.
Ushtrimet mbrojnë organizmin nga sëmundjet kronike të zemrës duke shtuar tolerancën e karbohidrateve si dhe prevencën e diabetit të tipit 2.
Rritja e nivelit të hormoneve gjatë agjërimit dhe ushtrimeve gjatë namazit të natës, është i rëndësishëm për formimin e kolagjenit i cili është faktor i rëndësishëm për formimin e vonshëm të rrudhave në lëkurë.
Ushtrimet dhe lëvizjet që bëhen gjatë namazit të natës (kijamul-lejl) i japin njeriut disponim, meditim konstruktiv dhe sjellje të rregullt e të ekuilibruar.
Përsëritja e namazit, lutjet, dhikri dhe aktivitetet e muskujve, shkakton relaksim,zvogëlon konzenimin e oksigjenit dhe reduktimin e aktiviteteve kardiorespiratore.
Lutjet në islam janë unikale, të kombinuara me lëvizje ritmike të trupit dhe meditim të koncentruar, japin një model të veçantë të relaksimit dhe qetësisë fizikopsikike.
Roli edukativ i jetës ka karakter multidimensional në aspektin moral. Ai krijon një lidhje dhe marrëdhënie devocionale mes njeriut dhe Zotit, mes individit dhe anëtarëve të shoqërisë dhe mes njeriut dhe natyrës së tij të brendshme shpirtërore.
Në këtë mënyrë agjëruesi kontrollon sjelljen e tij të jashtme.shfaqjen dhe manifestimin e veprave të tij, fjalët, mendimet, ndjenjat e qëllimit dhe kështu roli i tij në jetën shoqërore bëhet tejet i rëndësishëm dhe konstruktiv.
Ai në sjelljen dhe karakterin e tij, shpalos drejtësinë.të vërtetën dhe lufton padrejtësinë dhe antivlerat.
Por, theksojmë se forca dhe energjia shpirtërore nuk mund të përfitohen nga agjërimi dhe roli i tij edukativ nuk mund të konceptohen, nëse ai nuk kryhet me bindje dhe përkushtim. Meqë gjindemi së bashku në muajin e paqes, mëshirës dhe lutjes, t’i lutemi Atij me bindje e përkushtim që të na udhëzojë në udhën e drejtë të idealit e të na dhurojë paqe e begati dhe të na bëjë të devotshëm.
SHKEPUTUR NGA LIBRI “SEKRETET E MJEKESI NE KURAN”