Na ishte një mbret i cili vendosi të vizitojë popullin e tij gjithandej në vendit ku sundonte. Ndërsa kalonte në vende të ndryshme të gjithë nxitonin për të parë atë, megjithatë, duke kaluar në një vend të caktuar ai vuri re një plak të varfër i cili nuk shfaqte asnjë vëmendje dhe interesim për ardhjen e mbretit në vendin e tij, kështu që ai nuk ndaloi aspak duke vazhduar ti kryej aktivitetet e tija ditore që kishte.Pasi pa këtë mbreti iu afrua këtij njeriu të varfër dhe e pyeti se pse ai nuk nxiton sikurse tjerët për të parë mbretin ?.I varfëri u përgjigj: "Para jush, ishte një mbret tjetër i cili dikur kaloi n; ky vend sikurse edhe ju, shumë njerëz u mblodhën për të parë atë, por, disa ditë më vonë mbreti vdiq dhe u varros në një vend shumë afër vendit tonë. Një i varfër po ashtu vdiqë gjatë asaj kohë dhe u varros shumë pranë varrit të mbretit. Pas një kohe një përmbytje e fortë e shiut goditi atë zonë duke shkaktuar dëme të ndryshme dhe përveç asaj dy varret që i permenda i nxorri nga vendi i vet. Si rezultat i kësaj, eshtrat e njeriut të varfër u përzien me ato të mbretit. Ne nuk mundnim të dallojmë se cilat ishin eshtrat e mbretit dhe ata të njeriut të varfër. Duke parë këtë i thash vetvetes prej sot e tutje nuk do të ketë rëndësi se kush është mbreti dhe kush është i varfëri për mua "në fund shtëpia jonë do të jetë e njejtë. "
Përktheu Jetmir Shabani